E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata/Alibeaj: Ligji për pronat krijon paqartësi - duhet rishikuar

01-05-2012 / Gazeta 55

Mazhoranca parlamentare i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të ri-shohë ndryshimet e propozuara në ligjin për kompensimin e pronave, pasi sipas deputetit demokrat ligji ka mangësi të shumta. Zoti Alibeaj në cilësinë e relatorit të këtij ligji në komisionin e ligjeve ka adresuar kritika të forta në drejtim të ekspertëve të Ministrisë, pasi sipas tij vlerësimi i pronave nuk duhet të bëhet nga qeveria por nga parlamenti. Si përfaqësuesit e mazhorancës edhe të opozitës në komisionin e ligjeve kanë kërkuar nga ministria që të jetë e qartë sa i përket procedurave për caktimin e çmimit të tokës.
Ndërkaq opozita kërkoi në komision që të thërriten në komision përfaqësitë e shoqatave të pronarëve në mënyrë që të dëgjohet edhe version i tyre për këto propozime.
Në fund komisioni vendosi të vijojë me diskutimin e këtij ligji të mërkurën në orën 09:00.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›