E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, kontrolle shqiptarëve, të arrestuar

Policia maqedonase / Foto INA

Forca të mëdha të njësiteve policore speciale gjatë kanë shtuar masat e sigurisë edhe në rajonet periferike të Shkupit, në zonat që banohen kryesisht nga shqiptarët.

Kontrolle janë zhvilluar në lagjet Gazi Baba, Hasanberg dhe fshatin Haraçinë, ndërsa raportimet flasin për disa të arrestuar.

Siç bën të ditur sot gazeta Fokus në Shkup, prania e forcave speciale është vërejtur në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe në fshatrat përreth në periferi, në afërsi të lokalitetit ku ndodhi tre javë me parë vrasja e pesëfishtë.

Gazeta ka spekuluar se javën e kaluar policia kufitare është ndaluar nga persona me uniformë në rajonin e fshatit Goshincë të Karadakut të Kumanovës, mirëpo nuk janë dhënë hollësi të tjera.

Mediat serbe dhe ato ruse kanë propaganduar së fundi lidhur me praninë e grupeve të armatosura në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës. Ndërsa nga ana tjetër, këto pohime janë hedhur poshtë duke u vlerësuar si spekulime që vijnë nga qarqe që kanë për qëllim rritjen e tensioneve dhe destabilizimin e vendit.  / INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›