“Partitë politike të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme”
12/05/2010 Presidenca e radhës së BE-së kërkon zgjidhjen e gjendjes në Shqipëri
Zëdhënësja Galak: “Ndikim jo të mirë për integrimin”
Spanja, vendi që mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, kërkon nga politika shqiptare të kapërcejë konfliktin disamujor dhe të mundësojë një marrëveshje politike, e cila do të sjellë qëndrueshmëri. Zëdhënësja e presidencës spanjolle, Kristina Galak, ka thënë në një intervistë për BBC-në se ajo që u intereson të gjithë aktorëve dhe faktorëve evropianë që janë përfshirë në situatën e Shqipërisë, është kapërcimi nga situata aktuale. “Por ajo që po ndodh është saktësisht e kundërta e kësaj. Nga ne do të ketë një porosi të qartë që të lëvizet drejt një situate kur Qeveria dhe opozita do të kuptojnë rëndësinë e momentit në të cilin jetojnë, të rëndësisë vendimtare të çështjeve që vendosen në tryezë, që lidhen me përparimin e Shqipërisë drejt BE-së. Prandaj ta rimendojnë sërish dhe të garantojnë që aktorët politikë të mbajnë qëndrime konstruktive”, ka deklaruar Galak. Duke analizuar krizën politike në Shqipëri, zëdhënësja thekson se është e qartë që situata nuk mund të ketë një ndikim pozitiv në drejtim të proceseve integruese të vendit, pasi nuk është e mundur të ecet përpara me gjendjen aktuale jo të qëndrueshme. Kapërcimi i kësaj gjendjeje, sipas Galak, duhet të vijë mbi të gjitha nga politika shqiptare. “Kjo është një çështje që duhet t’i adresohet pikë së pari udhëheqësve në Shqipëri. Sepse ata e dinë vullnetin e BE-së për të ecur përpara me Shqipërinë, por ne nuk mund të bëjmë asgjë derisa nuk ka një situatë të qartë dhe më të qëndrueshme”, deklaroi zëdhënësja Galak.