E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Dialog politik në Kuvend për të ecur drejt BE-së

Dialog mes forcave politike në Kuvend për të ecur drejt BE-së. Ky ka qenë apeli që ka bërë amabasadori i KE-së, Helmut Lohan gjatë një forumi të organizuar nga Amabasada italiane në Tiranë për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Duhet një dialog konstruktiv mes forcave politke. Shqipirti i këtij dialogu që është i neovjshmëm për të ecur drejt BE-së duhet të shfaqet së pari në një Kuvend funksional", tha ai.
Ambasadori i KE-së, Helmut Lohan deklaroi se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm , por duhet të punojnë fuqimisht për të bërë të mundur lëvzjen e lirë dhe anëtarësimin në BE. "Shqipëria dhe administrata shqiptare duhet të punojnë fort. Nëse do hidhnim vështrimi prapa , rruga e bërë është e madhe. Edhe nëse shohim para, rruga e Shqipërisë është e jashtëzakonshme", tha ai.
Lohan deklaroi se Shqipëria ka dorëzuar pyetësorin për antarësim në BE dhe reagimet e para janë pozitive.
Sipas Lohan, sundimi i ligjit, funksionimi i gjyqësorit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe kapaciteti për zbatimin e legjislacionit që gjendet në letër janë pikat kryesore që Shqipëria duhet të përqendrohet që të plotësojë kriteret.

Të pranishëm në forum janë kryeministri Sali Berisha, ministrja e Integrimit Bregu, ambasadori i KE-së, Helmut Lohan dhe ambasadori italian në vendin tonë Saba D'Elia.
Forumi organizohet në kuadër të aktiviteteve "Italia dhe Shqipëria, dy popuj, një det, një miqësi".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›