E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan /Përleshje në veriperëndim, 57 të vdekur



Përleshje të dhunshme janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, në veri perendim të Pakistanit. Nga sulmet e armatosura kanë gjetur vdekjen të paktën 57 persona. Lajmi është bërë i ditur nga Geo News. Ndër viktimat, janë të paktën 55 persona të dyshuar si militantë ekstremistë islamikë dhe dy ushtarë që janë vrarë në betejën e përgjakshme që u regjistrua në rajonin tribal, të Orakzait të sipërm. Bëhet e ditur se militantët kanë sulmuar një bazë të ushtrisë në zonën Sipah Ghar. Orët e vona të natës dhe orët e para të mëngjesit, janë dominuar nga dhuna e skajshme në Pakistan pas përplasjeve mes ushtrisë dhe guerrilasve në zonat në kufi me Afganistanin. Ekstremistë islamikë besohet se janë të lidhur me Al Kaedën dhe talebanët. Përleshjet e armatosura erdhën si pasojë e reagimit të forcave ushtarake pasi militantët sulmuan bazën e tyre duke shkaktuar dëme të mëdha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›