E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, Xhaçka dhe Ligori dërgohen në spital

Pas ditës së 18-të, 60-të grevistë shtrohen në gjendje të rëndë në spital


TIRANË - Të dukej se do të ishte njeriu i fundit që do të braktiste çadrën, aty ku prej 18 ditësh qëndrojnë në grevë urie në pritje të një zgjidhjeje për transparencën e zgjedhjeve deputetë dhe simpatizantë të partisë Socialiste.


Por, në fakt, në orët e pasdites së djeshme, Shegushe Ligori është detyruar nga ekipi mjekësor që mbikëqyr situatën në çadrën përballë kryeministrisë të braktisë grevën e urisë.


Me dërgimin e deputetes Ligori në qendrën spitalore për një mjekim më të specializuar ka vajtur në 60-të numri i grevistëve që janë detyruar të braktisin çadrën, ndërkohë që ende nuk është arritur zgjidhja e ngërçit politik.


Po gjatë pasdites së djeshme janë dërguar për në spital dy grevistë të tjerë. Elez Braha, 43 vjeç, nga Kukësi dhe Fasli Rustemi, 44 vjeç, nga Kopliku, Malësia e Madhe. Ndërsa më herët, në mesditë, po nga ekipi mjekësor është detyruar të dërgohet në spital për shkak të problemeve me tensionin dhe stomakun edhe deputetja e PS-së, Olta Xhacka. Ajo është dërguar në spital në orën 14:00 të ditës së djeshme.


Në fakt që në orët e para të paradites së djeshme, për shkak të komplikacioneve që kanë të gjithë grevistët, shoqërimi për në spital i tyre është kthyer në ndërhyrjen më emergjente të mjekëve që kryejnë shërbim 24 orë në çadrën e instaluar prej 18 ditësh përballë kryeministrisë. Rreth orës 09:30 minuta të paradites së djeshme është dërguar në spitalin Infektiv të QSUT-së një tjetër grevist i Partisë Socialiste.


Grevisti ishte Preng Tuci, 56 vjeç, i cili ka lënë çadrat e grevës së urisë për tu dërguar me urgjencë në spital. Ndërsa pak më vonë ekipi mjekësorë ka "urdhëruar" që të shoqërohet në spital të riun nga Tirana, Oltian Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›