Lohan: Duhet demokraci parlamentare
Ai ka kërkuar nga klasa politike që të paraqesin prioritetet për vendin, ndërkohë që Bashkimi Evropian po përgatit opinionin për Shqipërinë. Gjatë një takimi në Forumin e tretë Rajonal të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunimin kufitar, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, Lohan u shpreh se vendi ka nevojë për një demokraci parlamentare. Sipas tij, demokracia parlamentare dhe funksionimi i plotë i demokracisë është shumë i rëndësishëm, duke nënvizuar se këto janë dy kushte me rëndësi për integrimin. Nga ana e saj, Bregu u shpreh se kërkesa e Partisë Socialiste pranë KE-së, është e pashembullt. “Ajo që ndodhur me PS-së në Strasburg është e pashembullt. Është e turpshme të kërkosh kthim mbrapa. Kjo nuk bëhet në interes të shqiptarëve”, u shpreh Bregu.