E Diel, 1 Nëntor 2026

Toçi: Të zgjidhen me marrëveshje pronat në Orikum

Deputeti, Fatmir Toçi, akuzoi persona të veshur me pushtet, se po grabisin pronat e banorëve në brigjet e jugut. Ai akuzoi policinë e shtetit se ka ushtruar dhunë ndaj banorëve.“Ritheksojmë  qëndrimin tonë për domosdoshmërinë e diskutimit dhe konsultimeve të nevojshme,  me pronarët e ligjshëm, banorët që i kanë  aktualisht në përdorim këto prona, por edhe me gjithë  spektrin e politikës shqiptare, për një konsensus sa më të gjërë në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi”, u shpreh Toçi.  Sipas deputetit opozitar, Partia Socialiste, me specialistët dhe juristët e saj është e gatshme dhe e interesuar të kontaktojë dhe të diskutojë  në çdo moment me shoqatat dhe përfaqësuesit e subjekteve të shpronësuara për një zgjidhje sa më të drejtë të këtij të problemi të trashëguar. “I bëjmë thirrje strukturave të policisë së shtetit që të mos bëhen vegël e verbër e partiakëve lokalë, e pushtetit dhe shërbëtoreve të tij, që të heqë dorë nga ushtrimi i dhunës ndaj njerëzve në nevojë dhe të respektojë të drejtën e tyre kushtetuese për protesta paqësore”, vijoi ai.                                                                                               

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›