E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri, PDU: Mbështesim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Tiranë, 27 Janar NOA - Partia Drejtësi dhe
Unitet deklaroi sot se përshëndet dhe mbështet vendimin e djeshëm të Gjykatës
Kushtetuese për nulifikimin e marrëveshjes me Greqinë për ndarjen e ujërave
territoriale dhe të shefit kontinental.

Partia Drejtësi dhe Unitet thekson se ishte
një ndër forcat e para politike në vend që shprehu rezervat dhe shqetësimin e
saj në lidhje me këtë marrëveshje dhe që deklaroi se nuk do ta votonte atë në
Kuvend.

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese na
dha të drejtë në vendosmërinë që kishim kundër kësaj marrëveshjeje. Për më
tepër, ky vendim tregoi se në Shqipëri funksionon shteti ligjor, e për këtë
arsye ne e përshëndesim dhe e mbështesim fuqimisht këtë vendim, deklaroi zyra
e shtypit të PDU.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›