E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Do ndihmojmë politikën shqiptare nëse na kërkohet

Tiranë, 27 janar
NOA Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch ka deklaruar
sot për mediat se Projekt-Rezoluta e Këshillit të Evropës, e cila nëse do të
pranohet këtë javë në Strasburg, do të krijojë një situatë, ku partitë mund të
mblidhen së bashku.Jam i gëzuar me
reagimet pozitive të deritanishme ndaj sugjerimit nga të dyja palët, që është
gjë e mirë. Tani thjesht duhet te merren hapa të tjera nga të dyja palët.

Nëse kemi dy
grupe apo palë që kanë opinione të ndryshme, duhet arritur një lloj kompromisi,
se nuk është një lojë futbolli që mund të ketë një fitues, madje, këtu, për hir
të interesave të vendit, nuk duhet të ketë në fakt as dy fitues, por fitues
duhen të jenë të gjithë 3.5 milionë njerëzit që jetojnë në këtë vend. Është në
të mirë të vendit që të kërkohet një kompromis, në përputhje me sugjerimin e bërë
nga Këshilli i Evropës tha Bosch.

I pyetur se në këndvështrimin
tuaj, cili është faktori politik që duhet të hedhë hapin e parë, opozita apo
qeveria, kreu i OSBE-së në Shqipëri tha se hapat duhet të merren nga të gjithë
njëherësh, prandaj edhe sugjerimi i Këshillit të Evropës për ti dhënë një rol Presidentit
ishte një sugjerim shumë i mirë. Kështu, të gjithë mund të ndërmarrin në të njëjtën
kohë hapin e parë. Nuk ka nevojë që njëra apo tjetra palë ta ndërmarrë e para këtë
hap.  

Politika është
mirë të jetë e hapur për të gjithë, por ndonjëherë gjëra të caktuara është mirë
të bëhen, deri në njëfarë mase, me dyer të mbyllura, për arritjen e një
kompromisi tha Bosch duke shtuar se OSBE-ja do të mbesë gjithmonë e gatshëm të
ndihmojmë, nëse kërkohet, por duke pasur parasysh përparimin e madh që ka bërë
vendi në rrugën e integrimit evropian, i përket politikës shqiptare.

OSBE-ja,
Këshilli i Evropës apo edhe ndërkombëtarë të tjerë janë të gatshëm të ndihmojnë.
Siç e patë edhe në sugjerimin e Këshillit të Evropës, dy raporterët janë gati të
vijnë në Shqipëri dhe ata janë sigurisht të mirëpritur, por edhe një herë,
mendoj se ju përket juve thë më tej kreu i OSBE-së.

Pyetjes se a duhet
të jetë negociator Presidenti i Republikës ai iu përgjigj: Nëse roli i tij do
të ishte pozitiv dhe ai mund të luajë rol pozitiv, do të ishte gjë e mirë. Mbi
të gjitha, ai është presidenti, presidenti duhet të jetë mbi palët, kështu që
ai duhet të jetë në gjendje të bëjë rolin e një mediatori më të pavarur.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›