E Diel, 1 Nëntor 2026

MJAFT! dhuron një blow doll për Berishën e BerluskoninNga TemaAktivistë të Lëvizjes Mjaft! organizuan një aksion para kryeministrisë, ku kërkuan t’i dorëzonin Kryeministrit Sali Berisha një dhuratë për homologun dhe mikun e tij, Silvio Berluskoni, në

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

MJAFT! dhuron një blow doll për Berishën e BerluskoninNga Tema

Aktivistë të Lëvizjes Mjaft! organizuan një aksion para kryeministrisë, ku kërkuan t’i dorëzonin Kryeministrit Sali Berisha një dhuratë për homologun dhe mikun e tij, Silvio Berluskoni, në përgjigje të dëshirës së shprehur të këtij të fundit për “vajza të bukura” shqiptare. Aktivistët mbanin një baner ku shkruhej: Dhuratë për “forcimin” e marrëdhënieve Sali-Silvio, duke ekspozuar para tij një kukull që fryhet (blow doll), nga ato disponueshme në sex-shops.

“Ne nuk kemi vajza të bukura për t’i dhënë Z. Berluskoni, ndaj i kërkojmë Kryeministrit tonë që bashkë me homologun e tij italian të ndajnë bashkë këtë dhuratë domethënëse, e cila i shkon më së miri për shtat shijeve të kryeministrit fqinj”, tha Aldo Merkoçi (MJAFT).

Ai u shpreh se këto ditë të gjithë shqiptarët dëshmuan poshtërimin publik që iu bë këtij vendi nga përulësia ekstreme e Kryeministrit shqiptar përballë talljeve fyese të homologut të tij italian. Merkoçi theksoi se paaftësia dhe servilizmi i kreut të qeverisë shqiptare për të reaguar përballë kësaj arrogance ishte shokuese dhe përtej çdo parashikimi.

“Ajo që erdhi më vonë, në formën e një mbrojtjeje të turpshme publike nga Kryeministri ynë ndaj erotomanisë së fqinjit, përbën një dështim moral që na lëndon të gjithëve”, thekosi ai duke shtuar se në vend që të reagonte në mbrojtje të nderit të qytetareve të tij, Kryeministri ynë mori rolin e avokatit të humorit pervers.

“Ne i kujtojmë Z. Berisha se nderi i një kombi nuk matet me sipërfaqe katrorë, nuk matet me GDP për frymë e as kuotohet në bursë. Kryeministri Berisha, i cili në publik trumbeton vlerat e familjes, sot ka turpëruar familjen e madhe të shqiptarëve dhe ka fyer rëndë ato ‘vajzat e bukura’ të cilat na sugjeruan t’i përjashtojmë nga moratoriumet e trafikut dhe kontrabandës” deklaroi Merkoçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›