E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Kriza vështirëson integrimin

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i lehtë. Një paralajmërim i tillë vjen nga vetë kreu i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan. Për herë të parë pas fillimit të grevës së urisë nga ana e socialistëve, ambasadori Lohan ka preferuar të shprehet shkurt lidhur me qëndrimin ndaj situatës politike në Shqipëri.

"Realisht rruga juaj drejt Evropes eshte shume e veshtire. Nuk dua te mendojme per Europen vetem per nje dite, por duhet te mendojme dhe punojme per tu bere pjese e saj, gjate gjithe vitit", tha Lohan.

Shefi i KE-së për Shqipërinë ishte i pranishëm në aktivitetin e javës Europiane të organizuar në qytetin e Durrësit me pjesëmarrjen edhe të krerëve lokalë.

Guina Hoxha < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›