E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, gjendet varr masiv me eshtra kosovarësh

BEOGRAD- Një varr masiv me eshtrat e rreth 250 shqiptarëve nga Kosova të vrarë gjatë luftës në 1998-1999 është zbuluar në Serbinë jugore. Lajmi është bërë i ditur për agjencinë italiane të lajmeve ANSA nga zv prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukcevic. “Besojmë se në këtë varr gjenden eshtrat e rreth 250 kosovarëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999. “Kemi dhënë urdhër të nisin gërmimet” – ka thënë zv prokurori, i cili ka shtuar se varri masiv është gjetur në Rudnicë,afër Raskës në Serbinë jugperëndimore jo larg kufirit me Kosovën.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›