Zgjedhjet në Istog, LDK fiton komunën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar bindshëm zgjedhjet në Komunën e Istogut. Sipas rezultateve të para preliminare kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka marrë 76 për qind të votave, ndërsa kundër-kandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Shasivar Haxhija 24 për qind të votave.
Rezultatet preliminare janë shpallur rreth dy orë pas mbylljes së kutive të votimit nga Koalicioni i Organizatave Jo Qeveritare “Demokracia në Veprim” që ka marrë pjesë në vëzhgimin e procesit zgjedhor, i cili ka kaluar pa incidente, por vetëm me disa parregullësi të vogla.
Sipas këtij koalicioni, procesi zgjedhor në Istog mund të konsiderohet si më i miri në zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Në votime kanë marrë pjesë vetëm 29 për qind, apo rreth 11 e 500 votues nga 40 mijë sa kanë pasur të drejtë vote. Në raundin e parë të zgjedhjeve, kandidati i LDK-së, Haki Rugova pati fituar 49,7 për qind.
ALSAT Azhornuar së fundi ( e hënë , 10 maj 2010 )