E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi veten, pranga Marjan Grykes

Shkoder- Ish-truproja i deputetit demokrat Azem Hajdari, te vrare ne 1998, arrestohet per trillim te plagosjes dhe kallezim te rreme. Nje furgon i policise se Shkodres ka shkuar mengjesin e djeshem ne banesen e 37 vjecarit Marjan Gryka, njekohesisht edhe kreu i Shoqates "Azem Hajdari". Ndersa kujtonte se trupat policore merrnin masa per sigurine e jetes se tij pas daljes nga spitali, efektivet i kane treguar nje flete-arresti te leshuar nga Prokuroria e Shkodres. "Ishte nje veteplagosje e sajuar si atentat ne prite, nga vete i dyshuari Marjan Gryka, ndaj ne perfundim te hetimeve u vendos ndalimi i tij", thane burime zyrtare te policise vendore dje per gazeten "KJ". Ky veprim eshte ndermarre pas ekspertizes se plumbave te qitur ne makine dhe kemben e 37 vjecarit Gryka. Dy akuzave te para u shtohet edhe "armembajtja pa leje" e kreut te shoqates, i cili u plagos ne Zogaj dy jave me pare, ngjarje qe ai e cilesoi nje atentat politik, per shkak se kishte kerkuar rihapjen e dosjes per vrasjen e Azem Hajdarit.

Marjan Gryka pritet te perballet edhe me akuzen e shpifjes ndaj autoriteteve policore pas kurimit ne spital. Ai akuzoi blute se nuk po kryenin arrestimin e autoreve dhe zbardhjen e ngjarjes, duke pretenduar se po devijohej hetimi. Arrestimi i ish badigardit 37 vjecar, ka ardhur 12 dite pas plagosjes enigmatike ne rrugen e Zogajve me arme zjarri. Mesohet se flete-arresti i prokurorise eshte miratuar edhe nga Gjykata e Faktit ne Shkoder, qe ka dhene njekohesisht masen "arrest me burg" per tre akuzat e ngritura. "Gryka akuzohet per armembajtje pa leje dhe per kallezim te rreme", thone burimet e policise, qe bejne me tej me dije se 37 vjecari nuk ka deshmuar te verteten, lidhur me plagosjen e tij.

Vendimi i marre nga Gjykata e Shkodres, behet e ditur se eshte marre gjate nje seance me dyer te mbyllura dhe ne mungese se te dyshuarit dy dite me pare. Prokuroria ka dorezuar hetimet e kryera, aktet e ekspertimit balistik, kimik, e mjeko-ligjor, si dhe theniet kontradiktore te vete Marian Grykes rreth ngjarjes se ndodhur. Vetem 30 minuta me pas, policia e Shkodres ka ekzekutuar kete mase, duke e derguar ish truprojen per ne burgun e Shenkollit, ne Lezhe. Ne momentin e arrestimit nuk ka munguar edhe reagimi i vete Grykes, i cili ka kundershtuar efektivet, ndersa familjaret akuzuan per shkelje se te drejtave te njeriut. Madje ata kane pretenduar se nuk eshte treguar mandati i arrestit nga policia dhe se arrestimi eshte politik.

Policia: Gryken do e padisim edhe per shpifje ndaj nesh

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:00 te 27 shtatorit te ketij viti, kur Marjan Gryka, tashme drejtues i shoqates "Azem Hajdari", ishte duke udhetuar me makine nga Shkodra, per ne fshatin Zogaj. Ne nje pjese te rruges ai ka ulur shpejtesine dhe ne keto caste jane degjuar disa te shtena armesh, qe e kane demtuar ne pjesen e kembes. Pas ngjarjes, ai deshmoi se tentonin ta vrisnin, persona qe kishin dijeni te plote rreth vrasjes se deputetit Hajdari. Sipas njoftimit per shtyp te policise, mbi ish truprojen e Azem Hajdarit rendojne dy akuza, ndersa ne makinen e tij pas ngjarjes u gjet edhe arma tip pistolete me te cilen eshte qelluar. Pas hetimit u deklarua se Gryka kishte qelluar veten duke sajuar atentatin. Por Gryka nuk shpeton vetem me dy akuza, pasi ndaj tij policia vendore ka bere te ditur se ne vazhdim te hetimeve dhe grumbullimit te provave, do ngreje nje padi per vepren penale te "shpifjes ndaj policise".

Rudina Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›