Moldavia, Rusia dhe historia
është vështirë të gjesh një ngjarje apo periudhë historike, për të cilën të kenë të njëjtën pikëpamje historianët e dy shteteve të lidhur përkohësisht, për njërën apo tjetrën arsye, gjatë historisë. Afrimi i pikëpamjeve historike bëhet akoma më i vështirë, kur në mes futet diplomacia, e cila i lexon me sytë e interesave të sotme dhe kërkon të shfrytëzojë historinë dhe përplasjet historike. Konkretizimin më të freskët e kemi në konfliktin e ri diplomatik mes Rusisë dhe Moldavisë, lidhur me periudhën, kur Moldavia ka qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik. Më 28 qershor Moldavia përkujtoi zyrtarisht “Ditën e pushtimit sovjetik”, në kujtim të ditës së 70 viteve më parë, kur trupat sovjetike u futën në territorin e këtij vendi. Ceremonia u zhvillua në bazë të dekretit të 24 qershorit 2010, të presidentit të Moldavisë, Mihai Ghimpu, i cili vendosi përkujtimin e përvitshëm zyrtar të kësaj date, ngritjen e një përmendoreje të viktimave të pushtimit sovjetik dhe të terrorit komunist, si dhe hapjen e një “Muzeumi të pushtimit sovjetik” në kryeqytet. Vetë presidenti, më 28 qershor, mori pjesë në ceremonitë përkujtimore dhe në vendosjen e një guri memorial në qendër të kryeqytetit, në sheshin ku do të ngrihet përmendorja.
Mirëpo qëndrimi dhe vendimi i Moldavisë dhe i presidentit të saj për një datë dhe për një periudhë historike të këtij vendi, shkaktoi një furtunë qeveritare dhe diplomatike në Rusi, ku organet më të larta shtetërore, legjislative dhe ekzekutive, kanë mendim të kundërt për datën e 28 qershorit 1940 të hyrjes së trupave sovjetike. Ministria e Jashtme e Rusisë, më 25 qershor, publikoi një komunikatë, ku e konsideron dekretin e presidentit moldavian, “një blasfemi, një fushatë të paramenduar politike kundër partneritetit ruso-moldav” dhe e paralajmëron se “dekreti mund të bëhet një prelud i konfrontimit në fushën politike dhe në shoqërinë shumënacionale moldave”. Më 30 qershor, Duma Ruse miratoi një rezolutë, në të cilën dënon vendimin e Moldavisë dhe e shtrin paralajmërimin edhe në shtetet e tjera, të dala nga ish-Bashkimi Sovjetik, në të cilat, sipas rezolutës, “rishkrimi i historisë është bërë një praktikë e zakonshme në shtetet post-sovjetike”. Më 1 korrik, kryetari i fuqishëm i bashkisë së Moskës dhe kryetar i partisë në pushtet për kryeqytetin, Juri Luzhkov, u bëri thirrje qytetarëve të Rusisë, të bojkotojnë të gjitha produktet që vijnë nga Moldavia.
Sikundër shihet, çarja është e thellë, jo thjesht dhe vetëm në planin historik, por sidomos në planin aktual politik dhe diplomatik, dhe natyrisht me pasoja të natyrave të ndryshme në marrëdhëniet mes dy shteteve. është jashtë çdo dyshimi e drejta e çdo vendi dhe e çdo populli për të përcaktuar qëndrimin e tij dhe gjykimin e vet për këtë apo atë ngjarje apo periudhë historike, që ka qenë e përbashkët mes dy shteteve. është e drejta sovrane e Moldavisë, që ta përcaktojë si pushtim, periudhën kur ajo u detyrua me forcë të përfshihej në ish-Bashkimin Sovjetik. Natyrisht është e drejtë e historianëve rusë, që nga këndvështrimi i tyre historik, ta shohin ndryshe periudhën sovjetike, kur 15 shtetet që dolën nga BRSSS-ja, ndodheshin brenda kufijve të një federate të përbashkët shtetërore.
Ky fenomen i kuptimit dhe i interpretimit ndryshe, nuk është gjë e re në historinë moderne europiane. Por ajo që bën përshtypje është sensibiliteti i tepruar që disa shtete, të cilat kanë qenë pushtues të shteteve të tjera, fqinj tani ose jo, kanë prirjen që jo vetëm të mos pranojnë realitetin historik të pushtimit, por edhe të përpiqen të detyrojnë shtetet dhe popujt, dikur të pushtuar, që ta konsiderojnë periudhën e pushtimit si një periudhë të çlirimit. Në rastin e shteteve që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik komunist, Moldavia nuk është e vetmja dhe as e para, që e përcakton dhe e quan të drejtë e detyrim kombëtar, të përkujtojë hyrjen e trupave sovjetike, si ditë e pushtimit të vendit. “Ditën e pushtimit sovjetik” e përkujtojnë zyrtarisht Estonia, Lituania, Letonia, Gjeorgjia etj. Në këto shtete janë ngritur edhe “Muzeume të pushtimit sovjetik”, ku paraqiten vuajtjet e periudhës së pushtimit sovjetik, deri në pavarësimin e këtyre shteteve në vitin 1991, kur edhe u shkatërrua Bashkimi komunist Sovjetik. Lituania, madje, e ka futur në Kodin Penal dhe e klasifikon si një faj penal, çdo apologji të pushtimit sovjetik të vendit. Në të gjitha rastet Moska nuk ka qenë dakord me interpretimin, që shtetet e mësipërme i bëjnë bashkimit të dhunshëm të atyre shteteve me Bashkimin Sovjetik. Por, në rastin e Moldavisë po konstatohet një hiper-reagim, akoma më i ashpër diplomatik dhe një ngutje për ta shtrirë divergjencën historike në tërësinë e marrëdhënieve dypalëshe ruso-moldave.
Irritimi dhe sensibiliteti shtetëror dhe diplomatik i Rusisë ndaj interpretimit ndryshe të historisë sovjetike në shtetet, që përbënin dikur ish-Bashkimin Sovjetik, nuk është çështje dallimesh akademike për historinë dhe periudhat e saj. Ato lidhen dhe kanë të bëjnë me politikën dhe interesat shtetërore të sotme të Rusisë në Europë. Së pari, ato shprehin tendencën e Moskës për të ligjëruar në një formë apo tjetër sferën e influencës së saj në shtetet, që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik apo në ish-hapësirën sovjetike. Në realitet, këtu duket se konfondohen me qëllim dy çështje të ndara: njëra është ajo e qëndrimit ndaj Luftës së Dytë Botërore, dhe tjetra është ajo e qëndrimit ndaj politikës dhe jetesës së përbashkët të detyruar, në federatën komuniste sovjetike.
Padyshim se kontributi i Bashkimit Sovjetik dhe i gjithë popujve të tij në thyerjen e nazi-fashizmit është tepër i madh dhe i vlerësuar nga historia. Por, problemi themelor është se fitoren mbi fashizmin dhe çlirimin e popujve të Europës Lindore nga zgjedha fashiste, Bashkimi Sovjetik i Stalinit e konsideroi si një hipotekë të popujve të Europës Lindore tek Moska. Mbi bazën e kësaj konsiderate strategjike dhe historike, Bashkimi Sovjetik vendosi regjimet komuniste dhe kontrollin e tij të plotë ushtarak dhe ekonomik mbi tërë Europën Lindore, të sanksionuar me instrumentet e tij shtrënguese, ushtarake, si Traktati i Varshavës, dhe ekonomike, si KNER-i.
Mbi bazën e konsideratës së hipotekës dhe të Paktit famëkeq Molotov-Ribbentrop, Bashkimi Sovjetik pushtoi ushtarakisht vendet baltike si Estonia, Lituania, Letonia, pushtoi Moldavinë dhe pjesë të mëdha të Polonisë. Këtë të vërtetë historike të natyrës imperiale të Bashkimit Sovjetik, e kanë ende të vështirë ta pranojnë në Moskën zyrtare. Dyshimi i madh, që ngjall ky qëndrim, është se Moska, në planin zyrtar, vazhdon dhe sot e kësaj dite të mbajë në fuqi këtë konsideratë të vjetër dhe ta konsiderojë zëvendësimin e pushtimit nazist me pushtimin komunist sovjetik, si “një çlirim të atyre popujve” dhe si një e drejtë e sotme e Moskës mbi historinë dhe mbi sovranitetin e atyre shteteve. Ky është dhe shpjegimi kryesor përse në politikën dhe në strategjinë ndërkombëtare të Rusisë, demonstrohet një sensibilitet kaq i madh në interpretimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore, dhe sidomos, të pasojave të saj në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik apo në vendet ish-komuniste të Europës Lindore. Kjo shpjegon edhe përse Moska zyrtare e konsideron anti-sovjetizmin si anti-rusizëm. Së dyti, irritimi dhe sensibiliteti shtetëror dhe diplomatik i Moskës për vendimin e Moldavisë, lidhet në mënyrë të veçantë me aktualitetin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Sidomos, Moskën e irritoi ajo pjesë e dekretit të presidentit moldavian, ku ai, duke nënvizuar se Rusia është trashëgimtarja e Bashkimit Sovjetik, kërkon në mënyrë kategorike që, si e tillë, Rusia duhet të largojë trupat e saj ushtarake nga territori moldavian “urgjent, pa kushte dhe në mënyrë transparente”. Kërkesa e presidentit moldavian e vendos Moskën në një pozitë të vështirë ndërkombëtare, sepse institucioni më i lartë i ekzekutivit të atij shteti, dekreton largimin e menjëhershëm të trupave ruse, të cilat konsiderohen si trupa pushtuese. Trupat ruse ndodhen në pjesën lindore të Moldavisë, në atë të Transnistrit, pjesë e cila, me ndihmën dhe mbrojtjen e trupave ruse, ka shpallur dhe kërkon shkëputjen e saj nga Moldavia dhe bashkimin me Rusinë. është e njëjta formulë, që u ndoq me rastin e Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut, të cilat ndërhyrja ushtarake ruse në gusht të vitit 2008 i shndërroi në dy mikroshtete kukulla, të shkëputura nga Gjeorgjia. Në fakt me sjelljen e saj të tanishme shtetërore dhe diplomatike, Moska po krijon më shumë bindje, si brenda dhe jashtë Moldavisë, se fryma e politikës dhe e strategjisë sovjetike përshkon edhe sot politikën e jashtme ruse. Ndaj kjo, që po ndodh në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Moldavisë, përtej mbulesës historike, ka brenda pikëpyetje dhe dyshime të reja mbi politikën e jashtme të Rusisë ndaj vendeve të kontinentit europian.
(GSH/BalkanWeb)