Minxolli: Henri ishte nje dite para tragjedise
Redinalda Caushaj
Tirane- I pandehuri i ceshtjes "Gerdeci", Dritan Minxolli, ka vendosur te flase hapur. Ne seancen e djeshme gjyqesore ai ka treguar se boss-i i kompanise "SAC" ne vendin tone, amerikani Patrik Henri, ishte ne fabrike nje dite para shperthimit te saj. Ai tregoi se Patrik Henri ka qene shume i interesuar per procesin e punes ne fabrike, i cili kishte siguruar edhe lejen nga Ministria e Mbrojtjes per transportin e barutit. "Sasia e barutit te dale nga demontimi eshte sistemuar fillimisht ne depot ekzistuese, pastaj ne kantier. Ka qene pala amerikane ajo qe ka siguruar lejen ne Ministrine e Mbrojtjes ne strukturat e saj per eksportin e barutit, per procesin e pare dhe te dyte. E gjithe sasia e barutit, e cila me daten 15 mars mund te kete shkaktuar katastrofa te medha, gjate kohes qe kam drejtuar fabriken, nuk me eshte vene ne alarm nga specialistet apo administratori Patrik Henri. Rreth dates 7 ose 8 mars te vitit 2008, nuk e mbaj mend mire, Patrik Henri ka bere kontrollin e tij te pare ne Gerdec, ku fabrika e tij punonte prej gati nje viti. Ate dite une kam qene ne pune. Patrik Henri nen shoqerine e Rod Teiler, i cili ishte ne rolin e mbikeqyresit te pales amerikane, bene inspektim te hollesishem te procesit te punes ne fabrike. Ate dite nuk me dhane asnje urdher me shkrim per ndonje ndryshim te trajektores te procesit te punes ne fazen e pare te procesit te dyte qe ishte drejt perfundimit", ka deshmuar i pandehuri Minxolli. Sipas tij, po ate dite ne fushen ku ndodheshin depot me barut, ai se bashku me shefin e tij Patrik Henri, kishin kryer nje inspektim per te pare sasine e barutit te dale nga demontimi. "Ne muajin shkurt, pala amerikane beri nje eksport nga Gerdeci. Patrik Henri pretendonte se ne fund te muajit mars te behej heqja e barutit te sistemuar ne ambientet e repartit ushtarak Gerdec. Jam vene ne dijeni se ky eksport do te behej nga porti i Durresit, ku do te vinte nje anije nga Izraeli per ketu", ka vazhduar me tej ai. Sipas Dritan Minxollit, nje dite para shperthimit Patrik Henri eshte takuar me te dhe me Mihal Delijorgjin ne zyren e ketij te fundit ne Tirane, ku edhe i kane dhene informacionet financiare te shpenzimeve qe kompania "Albademil", kishte ne mbyllje te fazes se pare te projektit te dyte. "Patrik Henri ate dite eshte shprehur me superlativa, sesi ky proces pune po ecte. Shija qe me la ky takim, ishte se i gjithe procesi i punes do te perfundonte me sukses, sepse kishte konsensus te plote te dy administratoreve dhe mbeshtetje te tyre, asistencen teknike nga Patrik Henri dhe ate financiare nga Mihal Delijorgji", ka treguar me tej Minxolli. Ne fund ai i ka bere me dije gjykates se ishin firmosur edhe dy kontratat nga Patrik Henri, ku dy dite pas shperthimit, ai e kishte mohuar kete fakt nga Zvicra, ndersa ne pergjigjet e marra me leter-porosi nga organi i akuzes, e pohonte nenshkrimin e kontratave.
Deshmia e Haxhi Hoxhes
Gjate seances se djeshme gjyqesore ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine e 15 marsit, nje deshmitar ka treguar se shperthimi ka ardhur si pasoje e ferkimit te karroces me token, e cila ka sjelle shkendije dhe ka shkaktuar ndezjen e barutit qe ndodhej ne sheshin brenda fabrikes. Deshmitari Haxhi Hoxha, shpjegoi se kishte punuar ne fabrike gjate periudhes qe ka qene demontimi i predhave. "Jam marre me hapjen e arkave. Diten e ngjarjes pame flake rreth 20 metra larg dhe ne iken. U dogja nga koka dhe pjese te tjera te trupit. Ate dite Qamil Deliu, saldoi karrocen tek shtepia dhe sapo u fut brenda ne fabrike plasi flaka. Kishte barut ne shesh, nuk e di sa. Kur erdhi flaka isha perballe, karroca e dha flaken. Gjate kesaj faze, nuk ka pasur specialiste te huaj", ka treguar para gjykates ai. Nderkohe qe gjykata lejoi edhe oficeret e policise gjyqesore dhe avokatet, te kryejne keqyrjen dhe fotografimin e pjeseve te mbetura te karroces qe u gjet ne fabrike nje muaj me pare, veprim i cili do te kryhet te henen me 8 shkurt.
"Ne Gerdec edhe raste te tjera zjarri"
Deshmitari Qani Aliu ka treguar dje para gjykates se ne fabrika ka pasur edhe raste te tjera zjarri. "Ne fabrike kane punuar edhe vellezerit e mi pak dite. Kur filluam pune na kerkuan edhe certifikatat. Tek porta, takova Dritan Minxollin. Nuk nenshkrova kontrate dhe nuk paguheshin sigurimet shoqerore. Per punen kemi pasur pergjegjes Vangjelin. Kam punuar tek cmontimi i predhave. Mbaj mend qe ka pasur edhe incidente. Nje here ka rene zjarr tek makineria, ku u perdor fikesi dhe u shua zjarri. Kur ra zjarr ne fabrike, isha turn i trete. Zjarri u fik nga nje pergjegjes me emrin Goni, po ashtu dhe nje shtetas amerikan me emrin Deivid. Ne fabrike kam punuar dy muaj e gjysme. Punoja me norme. Merrja 40-45 mije leke ne muaj. Gjate kohes qe kam punuar une ne fabrike nuk kam pare ushtarake te punesuar. Diten e ngjarjes kam qene ne Vore, punoja ne duralumin", ka treguar ai. Pas deklarimeve, prokuroria kundershtoi nje pjese te tyre, ku edhe theksoi se deshmitari gjate marrjes ne pyetje, kishte bere me dije se gjate kohes qe kishte punuar ne fabrike 2-3 here kishte pare shtetas maqedonas, me Mihal Delijorgjin ne lokalin afer fabrikes duke biseduar.
Punetoret te paralajmeruar per shperthimin
Punetoret e fabrikes ne Gerdec, kane qene te paralajmeruar per rrezikshmerine qe mund te ndodhte aty ne rast zjarri. Deshmitari Lulzim Ziguri, gjate deshmise se tij dhene para gjykates, ka theksuar se "kur shkonim ne fabrike cdo mengjes na rreshtonin dhe na thoshin qe "kujdes se po shpertheu ketu do te behet katastrofe e madhe". Deshmitari tregoi se baruti qe mblidhej, magazinohej ne depo qe ishte ne te djathte te fabrikes. Kontenieret ndodheshin 200 metra larg fabrikes, ndersa baruti merrej me tre trajlera.