Lohan: Vullnet politik për të tejkaluar problemet

Ambasadori i Komisionit Europian në Shqipëri, Helmut Lohan ka bërë apel për vullnet politik për të tejkaluar problemet . Duke iu referuar situatës politike në vend, ai theksoi se shumica e ligjeve në Kuvend kanë nevojë për një shumicë të cilësuar ndaj kërkohet votim e dialog.
Ndër të tjera, ambasadori theksoi se pavarësia e gjyqësorit mbetet sfidë për vendin tonë.
Deklarata e Lohan u bë gjatë përurimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.