Tragjedi në Kavajë/ Vdesin nënë e bijë, u hodhën nga tarraca

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Kavajës. Nënë e bijë janë hedhur nga dritarja dhe për pasojë të dyja kanë gjetur vdekjen.
22-vjeçarja Irma Daullja dhe vajza e saj 2-vjeçare, V.D janë gjetur të vdekura pranë një trotuari përpara banesës së tyre. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se, 22 vjeçarja është hedhur sëbashku me vajzën e saj 2 vjeçare, nga tarraca e katit të 8 - të, të pallatit ku banonin.
Nga grupi hetimor, paraprakisht po hetohet në pistën e një vetëvrasje, pasi viktimat nga ekspertët mjeko - ligjor nuk kishin shenja dhune.