Shtyhet gjyqi për "Gërdecin"

Sapo ka nisur maratona e seancave gjyqësore të gjyqit të "Gërdecit" ku edhe ditën e mërkurë është shtyrë sërish. Arsyeja është mungesa e avokatit e një prej 29 të pandehurve dhe zëvendësimi i tij me një avokat tjetër kryesisht. Pikërisht ky zëvendësim ka shtyr seancën më 21 tetor pasi avokatja e re e zgjedhur kryesisht nga gjykata për të pandehurin Luan Hoxha i duhet të njihet me dosjen. Ndërkohë në seancën e radhës janë paraqitur në sallë të pandeuhurit Sokol Ngjeçi i cili ndodhet pas hekurave, dhe Dashnor Çaushi, Ilmi Laçaj, Ndue Mark, Gëzim Oshafi i cili i ka kërkuar gjykatës që t'i caktojë një avokat kryesisht pasi gjendja e tij ekonomike nuk e përballon pagimin e një avokati. Gjithashtu në seancë janë paraqitur edhe të pandeuhurit, Jorgo Mima, Denis Hajdari, Zenun Ferri dhe Hysni Çaka. Ndërsa ta akuzuarit e tjerë për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec janë përfaqësuar nga mbrojtësit e tyre. Kështu pas leximit të emrave të avokatëve dhe të pandehurve ka nxjerrë në pah mungesën e avokatit Ibrahim Lahi, ku gjykata ka vendosur të shtyjë gjyqin 15 minuta për të pritur avokatin, por mosprezenca e tij dhe zëvendësimi me një kryesisht ka sjell edhe shtyrjen e gjyqit që ka 29 të pëndehur ushtarakë dhe civilë të Ministrisë së Mbrojtjes.