Lohan ne Vlore: Brukseli po ju vezhgon, zgjidhni krizen
Klasa politike duhet te gjeje sa me pare zgjidhjen. Apeli u be serish diten e djeshme, nga ambasadori i Komisionit Evropian ne vendin tone, Helmut Lohan. Nga qyteti bregdetar i Vlores, Lohan u shpreh se Bashkimi Evropian, jo vetem qe e inkurajon zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi, por gjithashtu inkurajon zgjidhjen sa me te shpejte te saj. Fakt ky qe sipas Lohan, do te luaje nje rol shume te rendesishem ne opinionin qe Komisioni Evropian do te pergatise per Shqiperine ne kuader te anetaresimit ne Bashkimin Evropian. "Eshte klasa politike ketu, qe duhet te gjeje zgjidhjen. Por me rendesi te madhe eshte edhe shpejtesia me te cilen kjo krize do te zgjidhet, per te pare nje Parlament sa me funksional", theksoi Lohan. Ai pershendeti serish deshiren e treguar deri me sot nga dy kampet kundershtare politike, per t'u ulur dhe negociuar ne tryezen e Presidentit te Republikes, Bamir Topi per daljen nga kjo situate por edhe iniciativen e vete kreut te shtetit. Lohan i shprehu personalisht mbeshtetjen e tij dhe te Komisionit Evropian, pak dite me pare, gjate takimit ne Presidence. Sipas Lohan, KE permes komisionerit Stefan Fyler, po ndjek situaten ne Shqiperi, e mirepret nismen e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, per tryezen e rrumbullaket, ku po shikon perpjekjet e te dy paleve per te marre ne konsiderate gjetjen e nje zgjidhjeje per te dale nga situata. Ai theksoi se jane udheheqesit politike ne Shqiperi, qe duhet te gjejne nje zgjidhje dhe, sipas tij, "do ta bejne padyshim, ne funksion te se ardhmes se Shqiperise dhe integrimit te saj evropian". O.Hila