Svoboda: Opozita te hyje ne Kuvend
Rozeta Rapushi
Opozita te hyje ne Kuvend dhe kutite e votimit te hapen per transparence. Keshtu u shpreh dje pas takimit me nje grup deputetesh socialiste, te kryesuar nga Edi Rama, nenkryetari i socialisteve evropiane Hanes Svoboda. "Mendoj se do te ishte shume mire qe opozita te kthehej ne Kuvend. Ky ka qene gjithnje pikeveshtrimi yne, por qeveria duhet te veproje, te thote se eshte dakord te beje transparencen e plote te zgjedhjeve, te thote se ne njohim si qeveri qe opozita e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, kjo eshte e fiksuar dhe gjykata ka thene keshtu, por ne te njejten kohe, qeveria duhet te jete gati per te qene e hapur dhe transparente, perfshire dhe hapjen e kutive te votimit, sepse kjo do te tregoje nese zerat per manipulime, kane pasur te drejte apo jo", u shpreh Svoboda, pas takimit me Edi Ramen dhe deputetet socialiste qe e shoqeronin. Sipas tij, qeveria ne Shqiperi, duhet te jete e gatshme te tregohet e hapur dhe transparente, duke perfshire dhe transparencen e kutive te votimit, sepse kjo, sipas tij, do te tregonte realisht se kush ka te drejte kur thote qe ka pasur hile apo nuk ka pasur fare hile. "Duke qene se na nevojitet paqja dhe stabiliteti ne vend dhe vetem nese opozita kthehet ne Parlament dhe ne te njejten kohe qeveria mbeshtet hapjen, sinqeritetin dhe transparencen, mund te vendosen themelet e nje dialogu te frytshem ne te miren e vendit", theksoi Svoboda. Nje qendrim i tille, u vleresua shume nga kreu socialist Edi Rama, i cili ka vene si kusht te rikthimit te opozites ne Kuvend, hapjen e kutive te votimit dhe transparencen e procesit. Pas takimit, Rama u shpreh se gjeti nje mirekuptim te shkelqyer me miqte dhe partneret e PSE-se, per te vazhduar nje proces hetimi dhe per te garantuar transparencen e plote perfshire edhe hapjen e kutive, ne nje proces ku do te angazhohet nje Komision Hetimor Parlamentar, duke kthyer opoziten ne Parlament, duke vazhduar se bashku ne rrugen e reformave dhe te integrimit te Shqiperise ne Evrope. "Ne jemi gati te kthehemi ne Parlament, sapo te garantohet vullneti per transparence te plote te zgjedhjeve te shkuara, per te garantuar zgjedhjet e ardhshme", ritheksoi Rama. Sipas tij, eshte e pakundershtueshme kjo kerkese e Partise Socialiste, cka do te reflektohet edhe ne tryezen per dialog qe do te zhvillohet diten e neserme tek Presidenti Bamir Topi. Kreu socialist, u shpreh se "sapo te garantohet se objekti i hetimit eshte i pakufizuar dhe perfshin dhe hapjen e kutive, duke bere jo qe te kemi nje permbysje te rezultatit ne tavoline, por qe permes nxjerrjes ne "driten e diellit" te te gjithe problemeve te zgjedhjeve, t'i japim fund nje sistemi korrupsioni elektoral dhe te hapim nje rruge te re per Shqiperine". Gjate vizites se djeshme ne Strasburg, Rama shoqerohej edhe nga deputetet socialiste, Arta Dade dhe Taulant Balla.