E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE: "Ballkani ne BE, para vitit 2014"

Vendet e Ballkanit Perendimor dhe progresi ne integrimin evropian ka qene nje nder ceshtjet e diskutuara ne Parlamentin Evropian. Eurodeputetet mbeshteten sugjerimin e qeverise greke, e cila ka kerkuar me pare integrimin e te gjitha vendeve te Ballkanit ne Bashkimin Evropian deri ne vitin 2014. Draft rezoluta e hartuar nga Zoran Thaler kaloi me 548 vota pro, 45 kunder dhe 35 abstenime. Po keshtu, nje draft rezolute e hartuar nga eurodeputeti Hanes Svoboda ne te cilen theksohej se hyrja e shpejte e Kroacise do t'i jape nje shtyse pozitive, integrimit te vendeve te tjera te Ballkanit, u miratua me 582 vota pro. Ceshtje te tjera qe u diskutuan ishin edhe progresi i Turqise si dhe ceshtja e emrit te Maqedonise. Ka qene nje nisme e bere publike kohe me pare nga qeveria amerikane dhe greke, dhe qe eshte materializuar nga shefat e diplomacise austriake dhe greke, me nje kerkese zyrtare per t'i dhene fund perfshirjes ne BE te te gjithe vendeve te Ballkanit ne vitin 2014.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›