Lohan:Finalizimi i çështjes zgjedhore, emergjente

Prezenca e Komisionit Europian në Tiranë është shprehur edhe një herë tjetër për reformën zgjedhore. Sipas Helmut Lohan, Kodi Zgjedhor duhet adoptuar para zgjedhjeve të ardhshme, në mënyrë që ky proces zgjedhore të bëhët konform të gjithë standarteve kombëtare.Komentet në lidhje me reformën zgjedhore ambasadori i KE-së, Helmut Lohan i ka bërë gjatë ceremonisë së binjakëzimit të KLD-së shqiptare me atë italiane dhe spanjolle, ku ka deklrurar se KE ka nënvizuar disa herë në këto 6 muajt e fundit se reforma zgjedhore duhet përfunduar para zgjedhjeve të 2009-ës.