Shalsi:Buxheti i Bashkisë së Tiranës, këtë vit më transparent
Pas prononcimit të Shoqatës së Keshillit Bashkiak në lidhje me Buxhetin 2009, Bashkia e Tiranës ka reaguar me kundërpërgjigje. Në një deklaratë për shtyp nënkryetari I Bashkisë Eduard Shalsi ,tha se roli i njësive bashkiake është të jene sa më pranë problemeve të qytetarëve dhe sa më larg politikës boshe. Sipas Shalsit ky projekt buxhet përkundrazi është shumë transparent, sepse ështe bazuar në prioritetet dhe kërkesat e vetë komunitetit të cilat janë marrë në kuadër të dëgjesave publike që ka realizuar Bashkia e Tiranës me komunitetin e njësive bashkiake të Tiranës . Ndërkohë që kryetarët e minibashkive mendojnë se është e padrejtë që në dëgjesat publike të cilat janë organizuar nga kryebashkiaku Rama nuk kanë qenë të ftuar vetë kryetarët e njësive bashkiake , sepse sipas tyre, janë vete ata të cilët njohin më nga afër kërkesat dhe prioritetet e komunitetit në zonat përkatëse.