Reporterët pa Kufij dënon përzënien e TVSH-së nga Rama
Organizata ndërkombëtare prestigjioze për lirinë e mediave, Reporterët pa Kufij protestoi dje ndaj ndalimit të dhunshëm që Partia Socialiste i bën Radio Televizionit Shqiptar për të përcjellë grevën e urisë. Sjellja e Partisë Socialiste është befasuese dhe e papranueshme. Asgjë nuk mund të justifikojë këto lloj kufizimesh. Nëse, sikur edhe organizatorët thonë, kjo është një aksion proteste paqësore, nuk ka arsye për militantët që të sulmojnë median, edhe kur nuk e pëlqejnë atë. Nëse një grup militantësh, ose kushdo tjetër që nuk ka lidhje me partinë sulmon një ekip televizioni ose një gazetar, është detyrë e policisë dhe e gjykatës të ndërhyjnë dhe të marrin të gjitha masat kundrejt atyre që janë përgjegjës për abuzimet, deklaroi organizata mbarëbotërore e lirisë së shtypit, duke i bërë thirrje organizatorëve të këtyre demonstratave të ndërmarrin publikisht përgjegjësinë për të garantuar aksesin e lirë të të gjitha mediave, - thuhet në këtë deklaratë. Në krye të deklaratës bëhet e ditur se bëhet fjalë për një agresion verbal dhe fizik të njerëzve të PS-së ndaj një televizioni. Më 4 maj një ekip i RTSH shkoi në vendin e grevës, por u urdhëruan nga zëdhënësja e Partisë Socialiste që të largoheshin nga aty për të ruajtur veten. Kur gazetarët refuzuan të largohen dhe vazhduan punën e tyre, bodigardët e partisë ndërhynë dhe i shtynë me forcë. Protesta e bërë nga drejtori i RTSH, Artur Kopani, nuk mori vëmendje serioze nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, - thuhet në qëndrimin e Reporterët pa Kufij.