E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja e Armiqesise

Aq te fuqishme kane qene efektet e nje ndeshjeje basketbolli ndermjet Turqise dhe Serbise sa ato jane ndier edhe ne Kosove.

Perkrahja e ekipit te Turqise nga shqiptaret dhe atij te Serbise nga serbet ka bere qe ne Mitrovice te shpertheje dhuna ne distance ndermjet ketyre dy komuniteteve.

Vetem pak caste pasi ekipi turk i basketbollit fitoi ne Stamboll te Turqise rreth ores 22 e 30 minuta ne Mitrovice kane shperthyer perleshjet shqiptaro-serbe.

Sipas Policise se Kosoves incidenti i filluar ne kete kohe ka vazhduar ne afersi te ures mbi lumin Iber duke u hedhur gure dhe ofendime te ndryshme ne mes te dy grupeve.

Gjate kesaj situate te krijuar vec gureve dhe gjesendeve te tjera te forta te perdorura nga pjesemarresit ne trazira eshte raportuar edhe per te shtena me arme zjarri nga lokacione te ndryshme sqaron policia.

Ne tere kete tollovi nje pjesetar i Policise se EULEX-it eshte plagosur si rezultat i te shtenave me arme zjarri ne shkrepura drejt forcave policore te EULEX-it.

Ky polic eshte plagosur ne kembe dhe nga gjendja ai konsiderohet te jete jashte rrezikut per jete.

Nje pjesetar i Policise se Kosoves ka pranuar lendim te lehte trupor si rezultat i goditjes me gure ndersa se paku pese persona kane pranuar lendime te natyres se lehte si rezultat i shkembit te gureve ne mes grupeve te perfshira ne incident thote Besim Hoti zedhenes i Policise se Kosoves per rajonin e Mitrovices.

Pervec lendimeve te regjistruara ne njerez dhe zyrtare policor jane regjistruar edhe deme materiale ne kater automjet te Policise se Kosoves kryesisht nga hedhja e gureve.

Ne kete rast situata eshte vene nen kontroll pas intervenimit te forcave policore te Njesive Speciale Operative te Kosoves EULEX-it dhe KFOR-it ndersa eshte vene ne perdorim edhe nje sasi e vogel e gazit lotsjelles per te shperndare grupet e qytetareve te tubuar.

Nuk eshte raportuar per konfrontim ose kontakt fizik ne mes te dy grupeve te qytetareve te tubuar sqaron Hoti per Express.

Kjo situate ka bere qe forca te Policise se Kosoves EULEX-it dhe KFOR-it te ngrinin masat e sigurise ne qytet kryesisht ne zonat e banuara me popullate te perzier me qellim te parandalimit te incidenteve te tjera.

Situata ne Mitrovice ka bere qe te dielen EULEX-i te deklaroje se nuk do te toleroje incidente te tilla.
Se bashku me Policine e Kosoves dhe KFOR-in EULEX-i eshte shprehur i perkushtuar qe te evitoje incidente te kesaj natyre ndermjet shqiptareve dhe serbeve.

Shefi i EULEX-it Yves de Kermabo e ka denuar incidentin pas vizites qe i ka bere policit francez te EULEX-it ne spitalin e Prizrenit te lenduar te shtunen ne mbremje.
Ne vende demokratike cdokush ka te drejte te demonstroje por incidenti i tille eshte nje akt i cili duhet te denohet nga te gjithe ka thene De Kermabo.

Ne raste te tilla reagimet kane mberritur nga te kater anet. Komandanti i KFOR-it gjeneral major Erhard Buhler ka denuar ashper perleshjet e dhunshme ne Mitrovice.

Sipas tij KFOR-i nuk do te toleroje dhunen dhe se do te perkujdeset per nje ambient te qete dhe te sigurt per te gjithe qytetaret.

Policit te lenduar te EULEX-it shokeve tane te KFOR-it dhe qytetareve te pafajshem te lenduar u deshiroj sherim te shpejte. KFOR-i nuk do te toleroje kurrfare dhune ne Kosove dhe une kerkoj qe popullata e Kosoves te ndihmoje ne arrestimin e ngaterrestareve thuhet ne reagimin e KFOR-it.

Erhard Buhler ka shprehur zotimin e KFOR-it per te reaguar ne cfaredo situate ne bashkeveprim me Policine e Kosoves dhe EULEX-in dhe te ndermarre masa te duhura ne menyre qe te mbaje ambient te qete dhe te sigurt.

Nderkohe per kete situate ka reaguar menjehere edhe Ministria e Puneve te Brendshme te Kosoves.

Ne nje komunikate per media theksohet se Ministria e Puneve te Brendshme vlereson punen profesionale te bere nga Policia e Kosoves EULEX-i dhe KFOR-i ne venien nen kontroll te situates dhe parandalimin e pershkallezimit te saj.

MPB-ja denon fuqishem lendimin e nje pjesetari te Policise se EULEX-it te cilit i deshiron sherim te shpejte nderkaq kerkon hetim te plote te rastit dhe venien para organeve te drejtesise te te gjithe atyre personave qe kane iniciuar nje incident te tille thuhet ne kete reagim.

Edhe nje here kjo ministri fton te gjithe qytetaret e Mitrovices te mos bien pre e provokimeve te grupeve te organizuara kriminale te cilet jane te pakenaqur me zhvillimet e fundit politike ne vend.

Policia e Kosoves ne koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in nuk do te tolerojne provokime te tilla si ai i mbremshem ne Mitrovice dhe ndaj cdo kercenimi te rendit publik do te veprohet me vendosmeri thuhet ne kete komunikate.

Pas ketij incidenti situata ne Mitrovice eshte e qete. Ura mbi lumin Iber eshte hapur per qarkullim ndersa ne afersi te saj ne udhekryqe dhe ne vendbanimet shumetnike ne Veri hetohet prani e shtuar e Policise dhe KFOR-it.

Mediat serbe kane raportuar se nga 4 serbet e lenduar per sherim ne spital eshte mbajtur vetem M. Radovanoviq qe tash ndihet mire ndersa te tjeret jane leshuar.

Kryeministri Hashim Thaci pas kthimit nga Nee Yorku ka komentuar incidentin ne Veri duke thene se i vjen keq per ate qe ka ndodhur.

Ai ka shtuar se megjithate ky incident nuk e kercenon paqen dhe krijimin e nje shoqerie shumetnike ne vend.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›