Fotoja skandal në partinë izraelite: Papa me kryqin nazist
Një fotomontazh me një
vendosje të kryqit nazist
mbi foton e Papës Benedikt,
është shfaqur në faqen e internetit
të partisë kryesore qeverisëse
në Izraeli, Partisë Kadima.
Fotoja, që ka qëndruar disa orë
aty, është hequr më vonë nga
websajti, thuhet se me urdhër të
kryetares së partisë, Tzipi Livni.
Incidenti vjen në mesin e një
zënke me Vatikanin, në lidhje me
pretendimet e Izraelit se Papa Piu
XII mund të kishte bërë më
shumë për të parandaluar holokaustin
e hebrenjve.
Livni është aktualisht në përpjekje
për të formuar një qeveri
të re dhe të vendoset në krye të
saj. Nga ana e saj, ajo nxitoi të
deklaronte se e dënonte këtë ngjarje
të turpshme dhe tha se një
gjë e tillë nuk kishte të bënte
aspak me qëndrimin zyrtar të
Kadimës. Mendohet që fotoja të
jetë dërguar nga një grup pensionistësh
dhe personash që e
kanë pësuar nga holokausti. Për
sa i përket Papës dhe tentativës
nga ana e Vatikanit për ta shenjtëruar,
ajo ka ngjallur shumë pakënaqësi
te shumë hebrenj, të
cilët mendojnë se ai nuk bëri aq
sa duhej për të parandaluar holokaustin.
vendosje të kryqit nazist
mbi foton e Papës Benedikt,
është shfaqur në faqen e internetit
të partisë kryesore qeverisëse
në Izraeli, Partisë Kadima.
Fotoja, që ka qëndruar disa orë
aty, është hequr më vonë nga
websajti, thuhet se me urdhër të
kryetares së partisë, Tzipi Livni.
Incidenti vjen në mesin e një
zënke me Vatikanin, në lidhje me
pretendimet e Izraelit se Papa Piu
XII mund të kishte bërë më
shumë për të parandaluar holokaustin
e hebrenjve.
Livni është aktualisht në përpjekje
për të formuar një qeveri
të re dhe të vendoset në krye të
saj. Nga ana e saj, ajo nxitoi të
deklaronte se e dënonte këtë ngjarje
të turpshme dhe tha se një
gjë e tillë nuk kishte të bënte
aspak me qëndrimin zyrtar të
Kadimës. Mendohet që fotoja të
jetë dërguar nga një grup pensionistësh
dhe personash që e
kanë pësuar nga holokausti. Për
sa i përket Papës dhe tentativës
nga ana e Vatikanit për ta shenjtëruar,
ajo ka ngjallur shumë pakënaqësi
te shumë hebrenj, të
cilët mendojnë se ai nuk bëri aq
sa duhej për të parandaluar holokaustin.