"Një mbi një dritare" në UNESCO
Rreth 2400 vjet më parë, themelet e Beratit u ndërtuan prej një historie të trishtë dashurie... Një zanë e bukur trazoi zemrat e dy vëllezërve, Tomorit dhe Shpiragut.... Ata u grindën deri në duel, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse. Tomori goditi me shpatë Shpiragun, ndërsa ky iu përgjigj duke e goditur me topuz. Hyu që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të dhimbshme dhe i ndëshkoi.... i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm. Që nga ajo kohë, vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa-gropa, ndërsa i vogli, Shpiragu, i ka brinjët vija-vija. Shkaktarja, zana e bukur hirplotë, gjithashtu nuk i shpëtoi zemërimit të Hyut... Ajo u kthye në një kodrinë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qëndron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit.... Qau shumë zana deri sa u krijua lumi që sot mban emrin Osum...
Na ishte një herë Berati dhe na është akoma.... Sot, rreth 2400 vjet më pas, Beratit i ka mbetur ende madhështia dhe bukuria e legjendës. Sot, ai është zyrtarisht pjesë e listës së pasurive botërore, është pjesë e UNESCO-s. Ngjarja e rëndësishme për trashëgiminë kulturore kombëtare, përfshirja e Beratit në listën e pasurive botërore, është një konfirmim i vlerave të qytetit 2400-vjeçar. Zyrtarisht dje, qyteti i "një mbi një dritareve", pas Butrintit dhe Gjirokastrës, është qendra e tretë e trashëgimisë sonë kulturore, e cila merr statusin e pasurisë botërore të njerëzimit. Në korrik të këtij viti, kur u konfirmua lajmi i pranimit të Beratit si pjesë e listës së trashëgimisë, e cila do të merrej në mbrojte nga UNESCO, Emin Riza, kryetar i grupit të hartimit të dosjes së Beratit, do ta quante këtë lajm si një konfirmim të vlerës universale të kësaj qendre. "Tashmë, edhe e ardhmja e Beratit mund të shihet ndryshe, pranimi i tyre në UNESCO, vetvetiu do të rrisë vëmendjen për restaurimin dhe ruajtjen e autenticitetit të tij", do të deklaronte specialisti Emin Riza. Është ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për trashëgiminë kulturore. Është afirmim i fuqishëm në plan botëror nga institucioni më i lartë, konfirmimi i vlerës universale të qendrave historike të Beratit dhe Gjirokastrës. Kalaja, kurora e Beratit, "Mangalemi", që i dhuroi emrin qytetit të një mbi një dritareve dhe "Gorica" përballë kësaj të fundit, që prej ditës së djeshme, marrin pasaportën e UNESCO-s. Pas kësaj, Berati do të jetë nën kujdesin e një prej organizatave më të rëndësishme të botës që merren me ruajtjen e vendeve me vlera të rëndësishme. Do të ruhet dhe financohet nga UNESCO, ku padyshim do të shtohet dhe numri i turistëve që do ta vizitojnë si një nga qytetet më të bukura të botës. Për herë të parë në UNESCO, Berati u prezantua në shtator të 2006-ës, në selinë qendrore të organizatës e cila ndodhet në Paris. Në atë kohë, qyteti 2400-vjeçar, ishte një qytet-kandidat për regjistrim në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Berati u cilësua si qyteti i vazhdimësisë historike, i tolerancës fetare dhe i diversitetit kulturor. U deshën dy vjet të tjera që Berati t‘i shtohej listës së pasurisë botërore të mbrojtura prej UNESCO-s. Komiteti i Trashëgimisë Botërore, i mbledhur në Kuebek të Kanadasë, vendosi me unanimitet të plotë regjistrimin e qytetit muze të Beratit në Listën e Trashëgimisë Botërore.
Aktiviteti
Pas miratimit të dosjes së Beratit nga Këshilli i UNESCO-s si pasuri e ndërnjerëzimit, autoritetet më të larta të shtetit dhe pushtetarë lokalë kanë organizuar ceremoninë e përfshirjes së këtij qyteti në listën e pasurisë botërore. Me këtë rast, dje, Kryeministri Sali Berisha, ministri i TKRS-së, Ylli Pango, zv. drejtoresha e UNESCO-s, Fransua Riviere, drejtori rajonal i UNESCO-s, Engelbert Ruoss, si dhe specialistë të hartimit të dosjes së qytetit të Beratit, kanë marrë pjesë në aktivitetet e zhvilluara me rastin e kësaj feste. Kreu i qeverisë premtoi më shumë vëmendje dhe investime për këtë qytet. Gjatë përurimit të pllakës së UNESCO-s, Berisha tha se për Beratin ky është një moment historik, tashmë ky qytet gjendet në kurorën e diamanteve të trashëgimisë kulturore botërore. Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Fransua Riviere, tha se si Beratin, ashtu edhe Gjirokastrën, i konsideron si një simbol të fuqishëm të trashëgimisë kulturore. "Secili prej këtyre qyteteve meriton admirimin si një ansambël i jashtëzakonshëm, por të marra së bashku, ato nënkuptojnë se e jashtëzakonshmja nuk lidhet aq shumë me bukurinë e tyre që padyshim është vetvetiu e admirueshme, se sa me faktin se janë mbartëse dhe dëshmi të qytetërimit njerëzor me larminë e vet", ka thënë ajo. Sipas zonjës Fransua Riviere, pas regjistrimit në UNESCO, ato marrin statusin e simboleve madhore e dinjitetit të larmisë njerëzore. "Thuajse të 177 vendet e konstatuara si të jashtëzakonshme kanë të përbashkët pikërisht madhështitë dhe larminë e tyre. Por, ndoshta askund në botë kjo cilësi që i jepni vendit në regjistrim me numrin e siteve të trashëgimisë botërore nuk ka një rëndësi kaq të gjetur sa këtu. Në zemër të Evropës Juglindore, një qytet osman jashtëzakonisht i gjallë dhe i ruajtur mirë, nënshkruan në simbolikën dalluese të vendit tuaj, shenjën dalluese të ndikimeve të kryqëzuara të formave të shumta të qytetërimit", vazhdoi më tej ajo. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, e ka cilësuar ngjarjen e djeshme si një festë për të gjithë, sidomos për qytetarët e këtij qyteti, pasi "ky është një përjetim i përligjur i certifikimit ndërkombëtar të vlerave kulturore e historike të Beratit". Ai ka vazhduar më tej duke thënë se tashmë fillon përgjegjësia e zhvillimit prioritar të Qendrës Historike të Beratit dhe rritet angazhimi për menaxhim të vlerave dhe realizim të projekteve në lartësinë e statusit si pasuri universale. Dita e celebrimit të Beratit në UNESCO do të shërbejë për të nxitur burime financiare për zhvillim të shpejtë të qendrës historike në veçanti dhe për t‘i dhënë fund praktikave të deritanishme të pritjes pafundësisht për ndërhyrjet mirëmbajtëse e integruese. Pas përurimit të pllakës së UNESCO-s, pjesëmarrësit i janë drejtuar një ekspozite në galerinë e arteve "Eduart Lear" dhe e më pas në Panairin e Artizanatit dhe të Verës që u zhvillua në ambientet e Muzeut Etnografik të qytetit. Më pas, bashkia e qytetit akordoi tituj nderi për përfaqësuesit e UNESCO-s dhe për disa prej hartuesve të dosjes me të cilën u prezantua ky qytet.
Berati
Historia, monumentet, legjendat, turizmi
Qyteti i Beratit është një nga qendrat më të vjetra dhe më të rëndësishme të Shqipërisë, e cila njihet si qendër e banuar ilire. Kështjella në muret fortifikuese të së cilës ndërthuren si një mozaik dhe fazat e ndryshme të ndërtimeve i përkasin shekullit IV para Krishtit. Ajo është cilësuar si një muze i hapur në natyrë. Ansamblet karakteristike të banesës qytetare të lagjeve "Kala", "Mangalem" dhe "Goricë" përbëjnë një shembull të papërsëritshëm të gjenisë krijuese popullore ngritur në faqet e kodrave të qytetit. Ndërtimet e kultit me monumentet më të rëndësishme shquhen për arkitekturën e spikatur. Themelet e tyre u përkasin ndërtimeve paleokristiane. Monumentet që ruajnë pamjen e plotë janë të shekullit XIV-XVIII. Mjediset e tyre kanë vepra të rëndësishme të mjeshtërve të mëdhenj të traditës: Onufrit, Nikollës, Qipriotit, Cetireve dhe shumë anonimëve. Xhamitë dhe teqetë janë shembuj të një mjeshtërie të lartë ekzekutimi të arkitekturës, por në veçanti të brendisë, tavaneve dhe vitrazheve. "Mangalemi" dhe "Gorica" janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje, së bashku me kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tri komplekset më karakteristike të qytetit. Kompleksi i lagjes "Mangalem" është një gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum, aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intensive, për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin "qyteti i njëmijë e një dritareve". Ura e Goricës, fillimisht prej druri, e cila më pas në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780-ën nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Ajo është e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qëndronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje. E sigurisht që pasi i është shtuar listës së pasurive dhe trashëgimisë botërore, në qytetin e Beratit nuk do të mungojnë turistët (edhe më parë ka qenë një ndër vendet më të vizituara në Shqipëri). Muzeu "Onufri", Muzeu Etnografik, Muzeu Historik ruajnë momentet më të rëndësishme të kësaj pasurie, duke u bërë bazë e një turizmi kulturor.
UNESCO në Shqipëri
UNESCO është organizata më e madhe ndërqeveritare, e cila është e angazhuar në nivel ndërkombëtar në sektorët e edukimit, shkencës dhe kulturës. Ajo është një organizatë e veçantë, që i përket familjes së madhe të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria, më 16 tetor të 50 viteve të shkuara, është bërë anëtare e kësaj organizate të rëndësishme. Prej vitit 2006, PNUD-i dhe UNESCO, nëpërmjet konsultimeve të ngushta me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë ngritur strategjinë dhe kanë zhvilluar një program për të forcuar kapacitetet në fushën e kulturës e zhvillimit, për të nxjerrë më mirë në pah identitetin dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë në promovimin e imazhit të vendit përtej kufijve.
Financuar nga Fondi Spanjoll i Arritjes së OZHM për Kulturën dhe Zhvillimin, ky program i përbashkët do të përqendrohet në disa aktivitete transformuese, mes të cilave më i rëndësishmi është administrimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, duke demonstruar ekzistencën e mundësive të reja ekonomike nëpërmjet turizmit kulturor në Gjirokastër dhe Berat, duke forcuar politikat kombëtare në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë dhe duke zhvilluar kapacitete të reja kombëtare në nxitjen e një imazhi më të saktë jashtë vendit në lidhje me kulturën e Shqipërisë. UNESCO ka sot 191 shtete anëtare, të cilat ndajnë edhe shpenzimet mes tyre. Selia e saj qendrore është në Paris dhe në të gjithë botën kjo organizatë ka mbi 50 zyra të vetat dhe, natyrisht, projekte të panumërta. Historia e UNESCO-s filloi që gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1942, kur ministrat e Arsimit të Aleatëve u takuan me njëri-tjetrin dhe shkëmbyen mendime në lidhje me mënyrën se si do të mund të rindërtoheshin sistemet e edukimit të vendeve të tyre pas mbarimit të luftës. Në nëntor të vitit 1942, pra, pak pas mbarimit të luftës, 37 vende morën vendimin e krijimit të UNESCO-s. Kjo organizatë e re do të duhej të kontribuonte para së gjithash në nxitjen e kulturës së paqes. Qëllimi i saj është krijimi i besimit përmes bashkëpunimit paqësor.