E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja me dy porta e Topit

04-11-2010 / Nga Sejdi Peka

Ne emisionin e News 24 te dt 2 Nentor ne pese pyetjet nga Babaramo besoj te gjithe shqiptaret u habiten me deklaratat e Presidentit. Mu kujtua Stefan Cvajgu me Novelen e shahut ku personazhi i tij luante me te dy ngjyrat e gureve te shahut. Si zgjidhje per problemin e ngritjes se godines se re te Parlamentit te Shqiperise Topi ofroi referendumin per shqiptaret duke u bere pale me idene e Edi Rames ne menyre qe te percaktohej nese duhej apo jo te prishej Piramida e Enver Hoxhes. Personalisht nuk mbeta edhe shume i zhgenjyer nga mendesite me kahje te majta te Presidentit por me teper mbeta i cuditur qe nje njeri i veshur me pushtet qe ka rreth vetes shume keshilltare te fushave nga me te ndryshmet qe kerkojne zgjidhje te permasave kombetare dhe nderkombetare te bjere ne nje gabim te tille pothuajse foshnjarak. Meqe ra fjala tek foshnjat po them se edhe femijet sot ne Shqiperi e kane kuptuar se Enver Hoxhen e kane permbysur dhe terhequr zvarre rrugeve te Tiranes studentet e gjithe Shqiperise dhe populli i Tiranes qe me 20 Shkurt 1991. Dhe ne kete kontekst nuk ka perse te behet nje referendum se a duhet te prishet Piramida e diktatorit me barbar qe ka njohur historia. Tu drejtohesh shqiptareve sot njezet vjet pas shembjes se komunizmit me nje pyetje te tille do te thote ti fyesh ata dhe te gjitha institucionet nderkombetare qe po e konsiderojne Shqiperine si vend qe e ka kaluar tranzicionin nga diktatura ne demokraci. Por duke e pare problemin te lidhur ne teresi me shume probleme te stisura dhe te qellimshme te Presidentit te sajuara me qellimin e hapur qe ti fuste shkopinj nen rrota mazhorances se djathte qeverisese nuk ka asnje dyshim se tanime fare hapur Presidenti ka marre anen e Partise Socialiste.
Megjithese ne vitin 2007 Partia Demokratike dhe grupi i saj parlamentar beri perpjekjet maksimale per te bere te mundur qe numri dy i saj te zgjidhej President i Republikes Topi nga ana e tij ne nje interviste per Zerin e Amerikes nuk la gur pa rrokullisur kunder Partise Demokratike. Megjithate te shkuara dhe te harruara. Topi u ul ne karrigen e Presidentit por shume shpejt u mor vesh se ai po luante me dy porta. Duke menduar se ne zgjedhjet e pritshme te vitit 2009 Partia Demokratike mund te humbiste ai filloi te hidhte vickla dhe shume ligje te inicuara nga mazhoranca ktheheshin mbrapsht me pretendime te ndryshme por qe kane kushtuar kohe ne realizimin e reformave.
Ne prag te fushates elektorale per zgjedhjet e vitit 2009 Presidenti nxitoi te dekoronte me medalje te ndryshme shume kriminele te afirmuar te diktatures komuniste ndermjet tyre shume gjykates dhe prokurore qe kishin marre pjese ne gjyqe te inskenuara politike ne regjimin komunist. U dekoruan Skender Breca Njazi Jaho Fatmira Laskaj etj. Ishte nje fyerje e rende per te gjithe ish-te perndjekurit politike por edhe per demokracine ne Shqiperi. Gjate gjithe kesaj kohe Presidenti ka qene shume i angazhuar qe te sabotonte sa te mundej ligjin e legalizimeveqe ka qene premtimi baze ne fushaten elektorale te PD. Edhe ligjet per pronat jane kthyer mbrapsht nga Presidenti.
Gjate te gjithe presidences Topi ka qene me teper nje sehirxhinj ne ngercin politik si rezultat i bojkotit te PS. Shume here kemi pare ne media se Topi po pergatitet me Ramen ne bashkepunim per nje lobim te mundshem per mocion mosbesimi kunder qeverise. Kjo mundet te konsiderohet edhe si nje orvatje e Topit me lojen me dy porta me qellimin final per te zoteruar fushen e Partise Demokratike. Por kellqet e tij jane shum te dobeta e te pamundura te mbajne nje uragan elektoral si Partia Demokratike.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›