Kur Edvini e paraqet alibine si faj te karkalecave te Belushit
A e mbani mend nje skene te famshme te filmit Vellezerit bluz me aktorin me origjine shqiptare Xhon Belushi i cili per tu justifikuar me te fejuaren thote Ishahellip kisha ngelur pa benzine. Me ishte shpuar goma. Nuk kisha leke per te marre nje taksi. Rrobaqepesja nuk i kishte qepur pantallonat. Ishte funerali i mamase time Kishte rene catia Kishte pasur nje termet Nje permbytje e madhe. Karkalecat. Me metaforen e alibise se karkalecave mund te perkufizohet alibia justifikuese e zgjedhjeve te humbura te 28 qershorit per 1 vit politike te konsumuar te Rames. Nga ai deri ne zgjedhjet lokale te majit 2011 do te degjojme refrenin kuti aty ku ngeci edhe karkaleci pra tek transparenca. Ndonese tryeza e reformes zgjedhore eshte hapur edhe me interesin e partnereve nderkombetare dhe aktoreve vendas vec Edi Rama nuk mbron interesat e partive te vogla. Keto parti te zhubrosura nga firmosja e kodit elektoral te hartuar nga socialistet dhe miratuar bashkerisht me PD-ne jane viktimat politike qe gjendjen ne reanimacionin e opozites se bashkuar.
Sot per sot per Ramen justifikimi i agjendes se tij konfliktuale mund te provohet vetem me keto sajese qe smbaron sepse ajo ushqehet cdo dite nga pakenaqesite e atyre qe presin rezultate te ndryshme duke bere te njejta kerkesa te riperseritura. Pra sic eshte edhe logjike filozofike te vazhdosh te besh te njejtat gjera dhe te presesh rezultate te ndryshme eshte nje nga simptomat me te dukshme te cmendurise... mirepo ne kete qorrsokak te marresh e ka shpjere Edi Rama opoziten shqiptare duke i propozuar maxhorances kerkesa te njejta te meparshme dhe te presesh rezultate te ndryshme nga shumica do te thote te njesh i marre. Prandaj sa gjere eshte ngushte kercenon si femi me qarje protestuese. Ndonese Rama nuk eshte i marre ai eshte nje matrapaz tymi qe kerkon te shese oferta te kalbura si mall te prodhuar nga rezoluta e PE-se.
Gjithashtu transparenca e kutive eshte alibia me justifikuese qe eshte krijuar ndonjehere ne kete vend per te mos marre pergjegjesi publike dhe politike. Me shume se kurre te flasesh per mos pranimin e humbjes se Rames eshte nje detyre etike civile dhe politike. Te flasesh per ate qe eshte dhenderoi i ri dhe njekohesisht kollovari i politikes se re socialiste Edi Rama eshte te flasesh per ne te asaj qe jemi dhe asaj qe duhet te jemi. Nje vend normal. Sepse asgje nuk e parendesishme. Gjithcka eshte politike. Eumlshte nje roman kolektiv ku personazhi negativ na pelqen me shume se te tjeret sepse tek ai identifikojme defektet personale te te gjitheve neve. Me zgjedhjet e 28 qershorit magjia e shamanit politiko-mediatik u thye. Fyelli i tij melodioz nuk u degjua me. I rrethuar nga njerez te de-personalizuar te clier me shume se cdo gje tjeter kishin frike humbjen e kur humbja erdhi fatalisht u mbyll ne kullen e kutive. U mbeshtoll si bullar per te sulmuar me daulle dhe kasnece mediatike njeriun qe i solli humbjen e toruas rapsodin e Tropojes.