E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proces demokratik apo i orkestruar

04-11-2010 / Europa e Lire

I tere procesi i votimit per renien e Qeverise dhe me pas shperndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve te parakohshme me 12 dhjetor nga disa analiste kosovare shihen si nje loje e orkestruar e jo si nje proces i mirefillte demokratik. Per kete faji i hidhet Partise Demokratike te Kosoves si dhe Aleances Kosova e Re e cila paraqiti mocionin e mosbesimit per votim.
Kuvendit te Kosoves iu deshen vetem disa minuta pasi rrezoi Qeverine qe te shperndahet edhe vete nga ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi. Krenar Gashi nga Instituti KIPRED kritikon zhvillimet e se martes. Ajo qe Kosova ka pare sot te marten ka qene nje abuzim demokratik i demokracise ne menyre qe te demtohet demokracia ne menyre qe te demtohet baza themelore e demokracise - qe jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Sot me votimin ne Parlament eshte pare se Qeveria e Kosoves e ka rrezuar veten sepse deputetet e PDK-se e kane votuar nje mocion mosbesimi per Qeverine.... Ne te njejten kohe eshte pare se ky mocion i mosbesimit ka qene totalisht i pavend dhe i panevojshem sidomos duke pasur parasysh faktin se njehere jane caktuar zgjedhjet qe te mbahen me 13 shkurt dhe nuk ka pasur nevoje qe te kemi nje mocion mosbesimi per Qeverine ne kete faze thote per Radion Evropa e Lire Krenar Gashi.
Shperndarjen e menjehershme te Kuvendit dhe caktimin e dates se zgjedhjeve nga ana e ushtruesit te detyres se presidentit Jakup Krasniqi publicisti Migjen Kelmendi i sheh si nje shenje qe tregon se procesi ka qene i orkestruar. Ishte nje lloj farse nje shembje qeverie e paralajmeruar... Ajo qe ishte sinjifikative ishte se vendimi per shperndarjen e Parlamentit dhe per shpalljen e zgjedhjeve ishte i shtypur dhe i gatshem. Zoti Krasniqi brenda pak minutave pas perfundimit te votimit doli me te dyja vendimet e shtypura te gatshme dhe i gatshem ti lexoje. Po ashtu krejt kjo seance pak a shume tregon se gjithcka ishte e dizajnuar gjithcka e kalkuluar dhe ne e pame rezultatin e nje kalkulimi shprehet Kelmendi. Perfaqesuesit e PDK-se te cilet do te udheheqin Qeverine pa ministrat e LDK-se deri ne krijimin e institucioneve te reja u shprehen pro mocionit dhe shpalljes se zgjedhjeve te jashtezakonshme per shkak se sic thane vendi duhet te dale nga kriza.
Por Krenar Gashi nuk sheh se ka ndonje dallim te madh mes datave 12 dhjetor e 13 shkurt kur edhe qene percaktuar fillimisht zgjedhjet e parakohshme. Absolutisht jo ne momentin kur te shpallen zgjedhjet qeveria eshte nje qeveri kujdestare e cila duhet te perkujdeset per administraten shteterore dhe per funksionimin e shtetit deri ne daljen e nje parlamenti te ri qe do ta nxjerre nje qeveri te re thote Gashi. Por analisti tjeter Shkelzen Maliqi konsideron se per Kosoven eshte me mire qe te mbahen zgjedhjet e jashtezakonshme. Procesi do te jete i shpejte. Nuk shoh arsye per brengosje thote ai.
Por i brengosur eshte Migjen Kelmendi. Ai druan se procesi zgjedhor per shkak te kohes se shkurter nuk do te jete i drejte dhe i lire. E vetmja droje qe e kam une eshte shpejtesia. Une po u frikesohem pasojave. Ne kemi shembullin shume te afert ne Shqiperi qe u ngut me zgjedhje dhe nuk u njoh rezultati i zgjedhjeve. Gjithcka na anticipon se ne kete shpejtesi ne mund te biem ne aso krize kur vertet mund ta perdorim termin krize qe na shtyn ne mosnjohjen e rezultateve te zgjedhjeve shkaku i shume fajtoreve shpejtesia paaftesia te kontrollohen mire mosmonitorimi... thote Kelmendi. Vete drejtuesja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka fillimisht pat thene se nuk do te mund te garantonte cilesi nese zgjedhjet shpallen brenda 45 diteve. Por tani ajo thote se zgjedhjet do te organizohen mire. Ne nje mendje me te nuk jane shume anetare te tjere te KQZ-se.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›