E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operatoret e transportit urban te kthejne abonete ndeshkim per abuzuesit

04-11-2010 / Gazeta 55

Heqja e aboneve te autobuseve urbane te Tiranes reagon kryeministri Sali Berisha

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar dje zyrtarisht per problemin e madh te qytetareve te Tiranes lidhur me heqjen e aboneve nga operatoret e transportit urban. Gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave kreu i qeverise ka atakuar ceshtjen e mungeses se aboneve ne treg duke e konsideruar kete si veprim zuzar dhe te nxitur nga babezia. Shefi i ekzekutivit paralajmeroi masa te renda ndeshkuese deri ne heqje te licences ne menyre perfundimtare.
Ajo qe po ndodh ne Tirane eshte absolutisht e patolerueshme eshte cnjerezore gjer ne palce. Tu heqesh abonete dhe te behesh qyteti i vetem ne bote qe nuk u jep lehtesine e abonese disa kategorive edhe pse nuk eshte ndonje lehtesi kaq e madhe vetem e vetem nga babezia ne menyre absolute ata do te humbasin licencen dhe do ta humbasin ne menyre perfundimtare u shpreh kryeministri.
Berisha theksoi se ligji te detyron qe veteranet invalidet te semuret studentet te kene nje qendrim teresisht shume lehtesues ne transport. Kryeministri i kerkoi ministrit te Transporteve te nderhyje per te hapur tregun e aboneve si dhe marrjen e masave paraprake ndaj operatoreve urbane.
Ligji dhe morali te detyrojne te ofrosh abone. Por del akrabaja e drejtuesve dhe heq ne menyre te njeanshme e te pacipe abonete. Me vijne me dhjetera mesazhe nga kjo kategori. Nuk mund te sillesh si zuzar ndaj detyrimit kontraktual qe ke. Ata duhet te ndeshkohen ne menyre shembullore. Te hapet tregut dhe kusht te jete abonoja dhe respektimi i saj deklaroi kreu i qeverise.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›