E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpejtesia aksidentohet fotografi dhe zedhenesja e Kryeministrise

SARAND - Nje makine e eskortes se Kryeministrit te vendit u aksidentua dje vetem 30 minuta pas takimit elektoral te zhvilluar ne qytetin e Sarandes ku kreu i qeverise prezantoi kandidatin demokrat dhe kryetarin aktual te bashkise Edmond Gjoka.

Si pasoje e aksidentit u plagosen shoferi i mjetit si dhe fotografi i kryeministrise te cilet perfunduan te dy ne spitalin e Sarandes. Ne makine mesohet se ishte edhe zedhenesja e kryeminsitrise Erla Mehilli e cila sipas mjekeve ka pasur vetem tronditje psikike per shkak te perplasjes por jo lendime. Per fatin e pasagjereve automjeti ka qene i pajisur me jasteke ajri te cilet jane hapur ne momentin e perplasjes cka ka cuar edhe ne mosdemtimin e tyre.

Burime nga policia bene te ditur se automjeti tip Nissan i eskortes se kryeministrit goditi nga pas nje tjeter automjet. Shkak per aksidentin mesohet se ishte shpejtesia e madhe e levizjes se automjetit te eskortes si dhe koha me lageshti per shkak te reshjeve te rena ne jug te vendit.

Mesohet se aksidentit ndodhet rreth 15 kilometra larg qytetit te Sarandes ne rrugen e bregdetit ne dalje te fshatit Shen Vasil. Drejtuesi i automjetit Alfred Naci 42 vjec nuk ka mundur te frenoje dot ne kthese ne momentin qe ka pasur nje makine perpara e si rrjedhoje e ka goditur ate nga pas. Ne makinen e eskortes ndodhej edhe fotografi i kryeministrise 60-vjecari Meksi Xhufka.

Menjehere pas aksidentit te dy te lenduarit jane derguar me autoambulance drejt qytetit te Sarandes ne spitalin e tij ku edhe kane marrre ndihmen e pare mjekesore. Ne Sarande eshte kthyer edhe kryeministri Berisha dhe bashkeshortja e tij te cilet kane vizituar te semuret. Me pas i pranishem ka qene edhe kryebashkiaku Edmond Gjoka.

Mjeku Niko Kuri drejtor i Spitalit te Sarandes u shpreh se te lenduarit ndodhen jashte rrezikut per jeten dhe u nisen drejt Tiranes.

Pavaresisht plageve te marra ne aksident meraku i fotografit duket se ka qene vetem aparati i tij dhe 180 fotot e bera ne Sarande gjate takimit elektoral te kryeministrit te vendit.

Nga policia deri ne oret e vona te mbremjes nuk u be e ditur nese kunder shoferit te automjetit te eskortes ishte ngritur ndonje akuze per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›