E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon ligji per pullat e akcizes

TIRAN- Votimi ne Kuvend pak dite me pare krijoi idene se maxhoranca kaloi me forcen e kartonit pa ndryshuar ligjin per akcizat te kthyer nga Presidenti i Republikes por nuk ishte keshtu. Botimi ne Fletoren Zyrtare te draftit perfundimtar qe pritet tashme ne hyje ne fuqi zbardhi edhe ndryshimet e miratuara nderkohe.

Ndryshimet e shume debatuara ne ligjin per akcizat kane te bejne me dhenien me koncesion te prodhimit te pullave te akcizave qe iu vendosen mallrave si pijeve alkoolike cigareve dhe birre si dhe cmimeve me te cilat kompania koncesionare do tia shese ato prodhuesve apo importuesve te ketyre produkteve.

Drafti u kundershtua nga prodhuesit vendas kryesisht ata te birres te cilet paralajmeruan rritje te kostos dhe rrjedhimisht shtrenjtim te ketyre mallrave ne tregje. Krahas kesaj pas miratimit nje muaj me pare ne Kuvend ligji u kthye nga Presidenti i Republikes me arsyetimin se binte ndesh me Marreveshjen e Asociim-Stabilizimit te Shqiperia ka me vendet e Bashkimit Evropian.

Ndryshimet e miratuara se fundmi kane te bejne pikerisht me prodhuesit vendas te birres. Fillimisht ligji parashikonte vendosjen e nje kodi sigurie i njevleftshem me pullen fiskale qe ngjitet mbi ambalazh per te gjithe ata prodhues te birres ne Shqiperi qe prodhojne mbi 500 000 shishe ne vit.

Kod i sigurise do te thote nje shenje direkte qe do te aplikohet ekskluzivisht per produktet e birres qe prodhohen ne Shqiperi nga prodhuesit ne shkalle te madhe qe prodhojne 500 000 ose me shume produkte birre ne vit duke perllogaritur linjat e prodhimit per te cilat perpunimi i plote nga mbushja tek paketimi eshte i automatizuar dhe te cilat prodhojne 4 000 ose me shume produkte birre ne ore - citohej ne draftin e miratuar fillimisht nga Kuvendi.

Nderkohe ligji i botuar tashme edhe ne Fletoren Zyrtare heq kufirin prej 500 000 shishe te prodhuara ne vit i cili percakton edhe te qenurin prodhues i madh dhe ia le ate ne dore Ministrise se Financave. Pra sipas formes perfundimtare qe ka kaluar tashme ligji do te jete Ministria e Financave institucioni qe do te hartoje modulet dhe kushtet per percaktimin nese nje prodhues vendas do te pajiset me kod sigurie apo jo.

Kod i sigurise do te thote nje shenje direkte qe aplikohet ekskluzivisht per produktet e birres qe prodhohen ne Shqiperi nga prodhuesit ne shkalle te madhe. Prodhuesit ne shkalle te madhe percaktohen me udhezim te Ministrit te Financave - citohet ne draftin e botuar ne fletoren zyrtare.

Ne thelb ndryshimi ne ligj nuk ka asnje ndikim ne koston perfundimtare te pullave te akcizes apo kodeve te sigurise ne rastin e birres por kjo i le rruge te hapur vendosjes se nje akcize te pershkallezuar apo edhe cmimin e kodit te sigurise ne varesi te sasise qe prodhohet.

Akciza e pershkallezuar aplikohet tashme ne Shqiperi ne rastin e birres per shembull. Keshtu cdo prodhues vendas apo i huaj qe prodhon deri ne 200 000 hektoliter ne vit paguan nje akcize 30 leke per liter kundrejt atyre qe prodhojne me shume se 200 000 hektoliter ne vit qe paguajne 40 leke per liter.

Akciza per disa nga mallrat e listes

Nafta 37 leke/litri
Benzina 37 leke/litri
Cigaret 70 leke/paketa
Kafeja jo e pjekur 30 leke/kg
Kafeja e pjekur 140 leke/kg
Birra 30 leke/litri
me pak se 200.000 hektoliter
Birra 40 leke/litri
me shume se 200.000 hektoliter
Vera 20 leke/litri
nen 10.000 hektoliter
Vera 35 leke/litri
mbi 10.000 hektoliter
Pije alkoolike mbi 12 alkool 220 leke/litri
nen 20.000 hektoliter
Pije alkoolike mbi 12 alkool 300 leke/litri
mbi 20.000 hektoliter

Pullat si rritet cmimi i cigareve dhe alkoolit

Prodhuesit vendas kundershtuan ndryshimet ligjore si dhe cmimet e vendosura duke e arsyetuar ate me rritje te kostos se prodhimit. Mesohet se ata kane qene ne menyre te vazhdueshme ne kontakt me Ministrine e Financave per gjetjen e nje moduli te pershtatshem per formen se si do te aplikohen ne terren ndryshimet ligjore.

Rritja e kostos se prodhimit pritet te preke me shume xhepat e konsumatoreve pasi deri tani cmimi i pulles fiskale perfshihej ne akcize dhe prodhuesi apo importuesi i ketyre mallrave nuk paguan plus nderkohe qe ligji tashme njeh detyrimin e tij qe vleren e pulles ta paguaje vecmas.

Pra sipas kontrates koncesionare importuesit e cigareve duhet te blejne pullat me nje cmim prej 20 euro/1 000 cope. Kesaj vlere i shtohen edhe taksat. Sipas perllogaritjeve te bera me kursin aktual qe ka euro nje pulle fiskale per cigaret kushton mesatarisht 3.4 leke. Kjo eshte nje kosto shtese qe do ti transferohet direkt konsumatorit.

E njejta gje vlen edhe per birren si dhe pijet e tjera alkoolike. Perllogaritet qe nje pulle fiskale birra e importit apo kod sigurie birra e prodhuar ne vend te kushtoje rreth 3.7 leke ndersa pulla per pijet alkoolike rreth 5.3 leke.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›