E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojerat e fatit debate te ashpra ne Komisionin e Ligjeve

Paloka dhe Tahiri sharje dhe fyerje personale. Rusmali Deputetet e PS-se pastrojne para me lojerat e fatit

Komisioni i Ligjeve eshte shnderruar dje ne nje arene debatesh te ashpra mes deputeteve te mazhorances dhe opozites. Deputeti i Partise Demokratike Edi Paloka dhe deputeti i Partise Socialiste Saimir Tahiri kane perfunduar ne sharje dhe fyerje personale. Kreu i Komisionit te Ligjeve eshte detyruar te mbylle mbledhjen per te qetesuar deputetet. Gjate debateve nen per nen te ndryshimeve ne ligjin per lojerat e fatit socialistet kerkuan qe te ndalohet pastrimi i parave me lojerat e fatit. Por kreu i Ligjeve Ilir Rusmali deklaroi se deputete te opozites bejne pikerisht kete gje pastrojne parate ne kete menyre.

Debatet

Diskutimet nen per nen te projektligjit per disa ndryshime ne ligjin per lojerat e fatit kane qene mjaft te ashpra dje. Mbledhja ka nisur me propozime konkrete nga socialistet per permiresimin e projektligjit kryesisht duke thjeshtezuar procesin e fiskalizimit apo monitorimit te lojerave te fatit. Sipas deputetit socialist Saimir Tahiri ekziston shqetesimi se pastrohen para nepermjet lojerave te fatit prandaj pikerisht kjo gje duhet te ndalohet. Te parandaloje njerez me precedente penale apo persona te spikatur te mafias - tha ai. Por deputeti i PD-se Viktor Gumi e quajti antikushtetues propozimin ndersa Rusmali shtoi se pastrimi i parave nuk mund te lidhet apriori me kete biznes. A ka mundesi ata Prudentinot ti ndalojme qe te merren me kete biznes Te mos kemi me Prudentino te lidhur me ministra qe te mos bejne biznes kazinosh e lojera fati ne Shqiperi Kete dua une - kembenguli Tahiri. Por Rusmali shtoi se tashme Prudentinot kane shkuar para drejtesise por problemi eshte te deputetet qe bejne pastrim parash dhe nuk preken dot nga drejtesia. Deputeti apo deputetet qe mban ti ne krahe qe te mbajne ty ngrohte zoti Tahiri nuk perplasen dot kurre me drejtesine se drejtesia ka frike prej tyre na e tha edhe Presidenti i Republikes dje. Kjo duhet te te shqetesonte ty. Kolegeve te tu ti ua di horlliqet dhe nuk flet. Ti nuk e ke merak pastrimin e parave sepse ti nga ato para mbahesh ngrohte me nje dreke nga Prudentinot e grupit parlamentar me nje darke mbahesh ngrohte me nje nate ne hotelet jashte shtetit. Mbahesh ngrohte prandaj ti nuk do - tha ai. Deklaratat e Rusmalit kane sjelle reagimin e Bashkim Finos i cili duke i kerkuar kryetarit te qetesohej kerkoi pushim. Nderkohe qe deputeti Pandeli Majko deklaroi se nuk mund te merrte pjese ne diskutimin e metejshem te draftit ndaj largohej. Largimi i Majkos eshte pasuar me batuta mes Edi Palokes Damian Gjiknurit e Arben Isarajt. Tani qe iku Majko kush do tju drejtoje Tahiri - tha ai. Ka qene ky koment qe ka sjelle ne reagimin e ashper te Tahirit dhe me pas ne sharjet dhe fyerjet personale mes njeri-tjetrit. Kreu i komisionit ka mbyllur mbledhjen ndersa ai dhe disa deputete socialiste kane larguar jashte Tahirin.

Komisioni i Ligjeve Paloka dhe Tahiri sharje personale

Saimir Tahiri A mundet qe ne nenin 6 ne permbajtjen amenduese ne kriteret e lejimit per zhvillimin e lojes se kazinove... Une e kam shqetesim edhe te pakten te diteve te fundit eksiton nje mundesi qe ky nen te parandaloje fluksin e parave te pista qe pastrohen nepermjet ketij biznesi. Te parandaloje qe njerez me precedente penale apo persona te spikatur te mafias...

Viktor Gumi Eumlshte antikushtetuese.

Saimir Tahiri Nuk eshte fare antikushtetuese.

Ilir Rusmali Nuk kemi pse ti shtojme kusure te tjera biznesit. Historia e pastrimit te parave eshte nje histori qe nuk ka lidhje apriori me kete biznes. Ka lidhje me kete biznes aq sa ka lidhje qenia deputet. Edhe deputeti mund te beje pastrim parash. Nuk do te thote kjo qe ne duhet te vendosim nje dispozite te vecante tek statusi i deputetit. Do ftoja te mos e elaboronim me shume.

Saimir Tahiri Zoti kryetar une po ta them shume troc dhe pa bere presion. Nuk e di pse te prek kjo ceshtje. Une nuk kam siklet fare te perdor emra. Une nuk kam gjera qe nuk me rrine mire keshtu qe po te doni e vazhdojme kete debat. A ka mundesi ata Prudentinot ti ndalojme qe te merren me kete biznes Te mos kemi me Prudentino te lidhur me ministra qe te mos bejne biznes kazinosh e lojera fati ne Shqiperi Kete dua une. Dua te ndaloje qe perfaqesues kaq te spikatur te mafias te vijne e te zhvatin parate e shqiptareve ne bashkepunim me ekzekutivin qe shembullin e Prudentinos dhe ministres te mos e kthejne ne precedente qe keta Prudentinot ta kene rrugen e hapur te vijne ketu.

Bashkim Fino Mire e ka kete...

Ilir Rusmali Prudentino kushdo qofte ai ka marre rrugen drejt dyerve te drejtesise pa pasur nevojen per amendamentin Tahiri. Deputeti apo deputetet qe mban ti ne krahe qe te mbajne ty ngrohte zoti Tahiri nuk perplasen dot kurre me drejtesine se drejtesia ka frike prej tyre na e tha edhe Presidenti i Republikes dje. Kjo duhet te te shqetesonte ty. Kolegeve te tu ti ua di horlliqet dhe nuk flet. Ti nuk e ke merak pastrimin e parave sepse ti nga ato para mbahesh ngrohte me nje dreke nga Prudentinot e grupit parlamentar me nje darke mbahesh ngrohte me nje nate ne hotelet jashte shtetit. Mbahesh ngrohte prandaj ti nuk do qe Prudentino yt...

Bashkim Fino Perse bertet

Zhurme ne salle Fatos Hoxha Saimir Tahiri Bashkim Fino Damian Gjiknuri.

Ilir Rusmali Ka nje gje qe ne fakt irriton ne komunikimin e zotit Tahiri qe ai e perdor vazhdimisht. Njeriu leshon akuza idiote ne terr dhe pret qe ne qofte se ata reagojne ti quaje si fajtore. Une jam kryetar i ketij komisioni dhe une nuk mund te pranoj per shkak te etikes profesionale por edhe per shkak te detyres qe ti te besh ne kete salle komisioni ate qe ben tek salla e konferencave te shtypit te partise tende. Aty shko e bej cte duash. Une ketu ste lejoj te leshosh akuza idiote ne eter. Nese ne do te kishim raste kur njerezit i jane shmangur drejtesise ne format qe di ti atehere na lind e drejta per te akuzuar.

Personi ne fjale eshte njeri qe ka nje ceshtje penale ne Itali. Shteti shqiptar po ndihmon drejtesine italiane. Kur te thashe dicka lidhur me kolege deputete qe nuk kane frike nga veprimi i ligjit kur bejne pastrim parash duhet te kishe bere reagim tjeter sepse nuk mund te shohesh tek zoti Majko kur te bej akuzat per te thene se Majkon kam ne krahe. Une dhe Majko jemi nga e njejta ane. Ne te dy per te qerasur ty as kokoshka nuk te jepnim dhe jo me dreka dhe darka.

Pandeli Majko Kam parasysh nenin 6. Ky ligj eshte miratuar ne 11 dhjetor 2008. E keni ndryshuar tre here deri me sot kete ligj qe nga 2008-a. Eumlshte i treti ndryshim qe ben fjale per kazinote ketu skemi model por nje hall. Une nuk deshiroj te marr pjese ne kete lloj diskutimi dhe largohem. Po shkoj te pi nje kafe nuk do te marr pjese ne votimin e ketij projektligji. Ky nuk eshte interes eshte hall.

Fatos Hoxha Hajde te shkojme te hame kokoshka.

Edi Paloka Tani qe iku Majko kush do tju drejtoje Tahiri

Saimir Tahiri Cfare ke ti

Edi Paloka Cte duhet ty

Saimir Tahiri Ore ti cfare ke

Edi Paloka B...q...

Saimir Tahiri Me mua e ke

Ilir Rusmali Pese minuta pushim...

Edi Paloka Po me ty te q... robt ngrihet ne kembe per tu konfliktuar.

Saimir Tahiri Kryetar e sheh ngrihet pastaj ne kembe.

Gumi mban Paloken ndersa Rusmali Gjiknuri dhe Isaraj nxjerrin Tahirin jashte.

Tahiri Palokes duke dale Te q... robt

Sherri PS kerkese per perjashtimin e Palokes

Grupi parlamentar i Partise Socialiste vendosi te kerkonte perjashtimin e deputetit Edi Paloka ne seancen e radhes ne Kuvend. Ky vendim i grupit erdhi pas ngjarjes se ndodhur ne Komisionin e Ligjeve. Keshtu gjate diskutimit e siper kjo seance ne kete komision ka kaluar ne nje sherr te ashper mes deputetit Saimir Tahiri dhe Edi Paloka per projektligjin e lojerave te fatit. Pas kesaj PS braktisi punimet ne Komisionin e Ligjeve dhe ne mbledhjen e grupit parlamentar socialistet kane vendosur te kerkojne perjashtimin e deputetit te PD-se. Por nga ana tjeter kjo kerkese e socialisteve mund te kete edhe anen tjeter te kundert te saj pasi ky incident ne Komisionin e Ligjeve ishte midis dy deputeteve dhe ne kete menyre edhe PD mund te kerkoje perjashtimin e Saimir Tahirit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›