PS Bufi Administrimi i zgjedhjeve jo nga partite
Zgjidhja e problemeve te vazhdueshme me zgjedhjet ne Shqiperi eshte per faktin se ato vijojne te menaxhohen nga partite politike. Ndryshe nga cdo vend tjeter i botes komisionet zgjedhore tek ne vijojne te jene bipartizane cka perben problem. Keshtu mendon ish-kryeministri socialist Ylli Bufi. Sipas tij zgjedhjet kane problem sistemin dhe administrimin. Sistemi kerkon analize te plote te sistemit politik se sistemi zgjedhor ndikon ne ate politik. Nuk mund te zgjedhim nje sistem zgjedhor qe te kenaqe te gjitha partite politike qe do marrin pjese ne zgjedhje. Absolutisht qe do perpiqemi qe te zgjedhim sistem qe ka parasysh analizen dhe mbi te gjitha sistemin qeverises per te shmangur krizat - tha ai. Pesha e kesaj zgjedhjeje sipas Bufit eshte te dy partite kryesore edhe pse pjese mund te behen partite e tjera. Nderkohe qe nuk duhet te dominohet nga partite eshte administrimi zgjedhor. Ne jemi akoma i vetmi vend qe kemi kete model te administrimin zgjedhor ku partite caktojne gjithcka. Ne drejtim te administrimit zgjedhor duhet te kalojme ne sistemin jopartizan te vazhdojme te kujdesemi me transparencen. Se treti ne drejtim te rritjes se shpejtesise se procesit ne vecanti numerimit saktesimit te procesit te animimit dhe rritjes se ndeshkimeve ndaj atyre qe shkelin ligjin zgjedhor - propozoi Bufi. Ndersa deputeti i PS-se Kastriot Islami mbeshteti idene e ndarjes se procesit te reformes zgjedhore ne dy faza. Lidhur me tryezen e reformes zgjedhore te nisur tashme ai u shpreh shume skeptik per nje zgjidhje reale. Per sa i perket propozime konkrete per zgjedhjet sipas tij nje pike e rendesishme qe ndoshta duhet te ndryshoje jo perqendrimi i numerimit te votave ne 66 zona. Po ashtu sipas tij nje element ndryshe nga shume vende te tjera eshte perdorimi i kamerave. Shqiperia ne shume parametra ka alternativa speciale sic eshte edhe rasti i kamerave. Shqiperia eshte nga pak vendet qe perdor kamera per te bere numerimin e votave. Shqiptaret duhet te mesohen te zhvillojne zgjedhje si ne vendet e tjera te botes me ato teknologji jo sofistikime te teperta - tha ai.