E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngerci Fule Palet te gjejne rruget e zgjidhjes

Brukseli kerkon zgjidhje urgjente te ngercit politik ne vend duke u bere thirrje dy partive kryesore PD-se dhe PS-se qe me pergjegjesi te njejte ti japin fund kesaj situate. Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule iu pergjigj dje interesimit te gazetareve per mendimin qe pritet te jape ne nentor Komisioni Evropian per Shqiperine duke marre parasysh edhe zhvillimet me te reja politike ne Tirane. Mund te them se une mirepres cdo hap qe behet dhe qe do te mund ti jepte fund ngercit politik dhe qe do te provonte se Parlamenti ne Shqiperi funksionon serish sic duhet por qe do te garantonte gjithashtu se qeveria e opozita flasin me njera-tjetren ne te mire te qytetareve shqiptare. E kam shpjeguar edhe me pare se palet ndajne pergjegjesi si ata qe jane ne qeveri ashtu edhe ata qe jane ne opozite - deklaroi Stefan Fule. Duke folur ne nje debat me deputetet e Parlamentit Evropian per politiken e jashtme te BE-se per mandatin deri ne vitin 2014 por edhe me tej Fule u shpreh se zgjerimi dhe fqinjesia jane nje sfide per unionin nje sfide jo vetem politiko-ekonomike por edhe intelektuale. Ne ekspozene e tij komisioneri argumentoi se BE-ja bazohet ne parimet demokratike baza e te cilave jane lirite themelore te njeriut siguria dhe permiresimi i jeteses. Ndersa lidhur me vendet e Ballkanit Perendimor Fule theksoi se perspektiva e tyre eshte e sigurt por pranimi dhe shpejtesia varet nga secili vend nga reformat dhe permiresimi i cilesise se demokracise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›