E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikorrupsioni Berisha Drejt vendit te 20-te ne bote

Kryeministri Sali Berisha pershendeti dje suksesin e ri te Shqiperise ne luften kunder korrupsionit dhe renditjen e saj ne vendin e 87-te ne listen e 178 vendeve ne raportin e hartuar nga Transparency International duke lene pas 97 vende te tjera te botes. Kryeministri theksoi se vendi yne arriti ne nje stacion te ri jashtezakonisht inkurajues drejt betejes perfundimtare me korrupsionin. Kryeministri nenvizoi ne mbledhjen e djeshme te qeverise se lufta kunder korrupsionit eshte rezultante e reformave te thella e te gjithanshme te cilat jane ndermarre gjate ketyre viteve te fundit ne Shqiperi. Eumlshte rezultante e qeverise se vogel e qeverise ne diete e zvogelimit me me shume se 1 te GDP-se te shpenzimeve operative eshte rezultante e vendosjes se kritereve serioze me perdorimin e shpenzimeve operative e transparences se thelle ne procesin e prokurimeve publike eshte rezultante e ligjit te ri te prokurimeve dhe ligjit te ri te koncesioneve te cilat nuk lejojne qeverine te firmose ne negociata direkte por vetem ne tendera te hapur dhe ne gara te hapura - tha Kryeministri. Duke theksuar se beteja kunder korrupsionit eshte dhe do te mbetet beteja kryesore e qeverise Kryeministri u shpreh se per fat te keq ne nje klasifikim tjeter ate te Doing Bussines Shqiperia renditet e 176-a per sa u perket lejeve te ndertimit dhe kjo sepse praktikat e tyre ne Bashkine e Tiranes por edhe ne disa bashki te tjera te vendit jane me te korruptuarat jo vetem ne Ballkan por edhe me gjere. Shqiperia ne keto klasifikime te cilen do ta quaja shkallarja e turpit qendron e 176-a per lejet e ndertimit sepse praktikat e tyre ne Bashkine e Tiranes dhe ne disa bashki te tjera jane me korruptivet jo ne Ballkan por ne bote dhe jo ne Evrope por ne bote sepse te renditesh e 176-a per lejet e ndertimit dhe kjo leje dua tu them qytetareve eshte nje dokument me peshe te madhe specifike qofte ne vleresimin e korrupsionit qofte ne vleresimin e klimes se biznesit - u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›