E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojrat Olimpike 2012, Majlinda Kelmendi fiton garën e parë

Xhuditstja nga Kosova e cila përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka dëshmuar formën e saj të jashtëzakonshme duke mundur në duelin e saj të parë finlandezen Jana Sunberg, për të kaluar në 1/8-ën e finales.

Dueli i parë për xhudisten Kelmendi ishte relativisht i lehtë, pasi ajo bëri proces të shkurtër nga finlandezja, duke shfaqur teknikë të jashtëzakonshme.

Majlinda e përfundoi luftën e saj me një "ipon", që bëri që dueli të përfundonte pak para kohe, ku ajo e vërtetoi statusin e favorites për medale në kategorinë 52 kg.

Në fazat tjera Majlinda mund të ketë punë më të lehtë, pasi ka shmangur spanjollen e rrezikshme, Ana, e cila në të kaluarën ishte rivale e pa përshtatshme për të. Ana u eliminua që në rrethin e parë, e që do të thotë se Majlinda është në rrugë të mirë drejt medaljeve.

Majlinda  ka kaluar në fazën e çerekfinales ku do të takohet me Christianne Legentil, xhudisten nga Mauritiusi, e që vlerësohet ndër më të dobëtat në këtë turne, e 94-ta në renditjen olimpike.

Majlinda Kelmendi e cila në lojërat olimpike "Londra 2012" përfaqëson Shqipërinë llogaritet shpresa më e madhe që t`i sjellë vendit medaljen e parë olimpike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›