E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojërat Olimpike, ekipi shqiptar parakalon i treti

LONDËR- Peshëngritësja Romela Begaj mbajti flamurin Kuq e Zi gjatë parakalimit të ekipit shqiptar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Londër 2012, mbajtur mbrëmjen e djeshme.

Ekipi shqiptar është i përbërë nga 10 sportistë, trajnerët dhe stafi i KOKSH. Ekipi shqiptar parakaloi i treti në radhë. 

Para fillimit të ceremonisë Kryeministri Berisha përshëndeti sportistët shqiptarë në një pritje të organizuar në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, ku e pranishme ishte edhe presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›