Mancini kërkon përforcime

Roberto Mancini vazhdon të jetë i zhgënjyer me kryesinë e Manchester Cityt, e cila nuk e ka bërë asnjë përforcim gjatë kësaj vere.
I vetmi ngushëllim deri tash është vazhdimi i kontratës me kapitenin Vincent Kompany. Trajneri italian mendon se City ka nevojë për lojtarë të rinj.
“Na duhen përforcime, në mënyrë që të jemi edhe më garues sezonin e ardhshëm”, deklaroi ish trajneri i Interit. ‘Citizens’ janë treguar skuadra më aktive e viteve të fundit në afatin kalimtar. Por, pasi e fituan titullin e kampionit, sheikët arabë duket t’i ketë zënë gjumi. Por, afati i verës zgjat deri më 31 gusht dhe deri atëherë mund të ndodh gjithçka.