E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojrat Olimpike Speciale, Topi: Përpjekja juaj leksion për shoqërinë

Kreu i shtetit, Bamir Topi ka përshëndetur sot startimin e “Lojrave Olimpike Speciale 2012”, të cilat kanë për synim dhënien e mbështetjes ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale përmes integrimit të tyre në aktivitetet social-sportive.
 

Në fjalën e tij, Topi përgëzoi vullnetin e treguar nga pjesëmarrësit në lojrat olimpike speciale duke theksuar se përpjekja e tyre është një leksion i mirë për të gjithë shoqërinë, sidomos për brezin e ri.
 

“Ju më shumë se kushdo tjetër keni kuptuar që jeta ka demensione më të gjera. Edhe pse njeriu ndodhet në vështirësi, duhet ta kompesoj me aktivite fizike, mendore dhe shoqërore dhe kjo është arsye që ju jeni në qendër të vëmendjes për t`i dhënë një leksion shumë të bukur shoqërisë se askush nuk duhet të izolohet sepse jeta ofron shumë mundësi. Me rëndëi është që të marrësh pjesë sepse të marrësh pjesë është të përballosh jetën dhe të japësh një leksion të mirë sidomos për brezin e ri” theksoi Topi.

Lojrat Olimpike Speciale zhvillohen për të pestin vit me radhë në Tiranë. Flaka Olimpike që simbolizon hapjen e këtyre lojrave, u ndez në orën 10.18 në selinë e Presidencës nën kujdesin dhe praninë e Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe do qëndrojë e ndezur për disa ditë në ambientet e Universitetit të Sporteve në Tiranë, ku do të zhvillohen aktivitetet sportive dhe garat mes tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›