Rinia e Ballkanit, të rrijë apo të ikë?
Mund të argumentohet se shumica e dilemave universale ndarë nga të rinjtë anembanë Ballkanit është pyetja bezdisëse në se rruga më e mirë është të mbeten në vendin e tyre amë apo të emigrojnë, apo siç këndonte një herë grupi anglez i rrokut The Clash: "Duhet të rri apo të iki?" Këta të rinj, zakonisht të mirëarsimuar, vështrojnë jashtë për shkak të mungesës së punëve në vend. Përveç kësaj, ka përgjithësisht më pak mundësi për zhvillim personal e profesional dhe një mungesë respekti për arsimin dhe njohuritë e fituara. Eshtë më shumë se kë njeh dhe si e luan lojën, thonë disa.
"Të gjesh një punë të mirë në Maqedoni është mision i pamundur pa miqësitë me interesa dhe një kartë anëtarësimi në një parti politike," i tha SETimes Sonja Mitrevska, 30 vjeçe, farmaciste nga Shkupi. Ajo punon tani për një periudhë të tretë të papaguar prove dhe do ta lërë Maqedoninë për t'u përpjekur të zhvillojë karierën e vet jashtë. Po njëlloj, Marija Stojanoviç e Beogradit, po vështron shumë për një punë jashtë ndonse ka një master në komunikacion dhe ka mbajtur poste ekzekutive. "Në se ke stomak të shkosh e të kërkosh punë për njeriun e duhur, jepu atyre para apo admiroi publikisht ndonse nuk e meritojnë atë, dhe mund të shkosh përpara këtu. Pa këtë, do të jesh në të njëjtin nivel gjithë jetën tënde," i tha Stojanoviç SETimes.
Të dyja duan të shkojnë në vende që ofrojnë kushte më të mira pune, me ekonomi mbi bazë njohurish, të tilla si SHBA, MB, Gjermania, Kanadaja, Suedia apo Zvicra. Raporti më i fundit i Konkurrueshmërisë i Forumit Global Ekonomik për 2011/2012 tregon se ndërsa Ballkani është tipiku për 'ikjen e trurit', Serbia është më e goditura nga të gjitha: ajo u rendit në vendin e 139 midis 142 vendeve, që do të thotë se më të mirët e më të shkëlqyerit e saj ikin me turma për të ndjekur mundësitë gjëkundi tjetër. Molldavia është e 134, Rumania e 131, Bullgaria dhe BiH renditen respektivisht e 127 dhe e 126. Greqia është e 119, Turqia e 97, Shqipëria e 83. Mali i Zi u rendit më mirë, i 46.
Në Rumani, norma e 'rrjedhjes së trurit' është rritur që kur ajo u bë një anëtare e BE. Ajo renditej e 102 në raportin e 2008/2009. Bullgaria ka mbetur e pandryshuar në vendin e 127, por Kroacia, tani në dyert e BE, ka lëvizur nga vendi i 75 në të 128. "Proceset e integrimit në BE në vetevete nuk e shpejtojnë rrjedhjen e trurit por ato shpejtojnë lëvizshmërinë e ekspertëve dhe shkencëtarëve nëpërmjet programeve të ndryshme dhe projekteve, të tilla si karta blu: një leje pune e ngjashme me 'green kart' në Shteteve të Bashkuara," i thaSETimes Tanja Pavlov, drejtore e Qendrës për Migracionin në OJQ-në Grupi 484. Disa qeveri po ndërmarrin veprim për të frenuar rrjedhjen megjithatë. Serbia nisi ministrinë për rininë vite më parë dhe ngriti një fond që ka për qëllim t'u japë talenteve të rinj arsim të përshtatshëm me qëllim që të rritin zhjvillimin e tyre profesional. Nëpërmjet bashkëpunimit me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, pjesëmarrësve u jepen përparësi lidhur me punët. "Fondi nisi bashkëpunimin me kompanitë dhe institucionet kryesore, për shembull, shkollarët tanë po punojnë tani në Microsoft, Piraeus Bank, Bankën Kombëtare, agjensi qeveritare e universitete. Qëllimi është që shkollarët tanë të rinj të bëhen udhëheqësit e rinj të Serbisë," i tha SETimes Milosh Radosavljeviç, një zyrtar me Grupin e Punës të qeverisë për Fondin e Talenteve të Reja.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)