Greqi, turizmi pëson rënie 14.7%

Turizmi në Greqi ka pësuar rënie nga 14.7 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit, dhe një informacion i tillë është mësuar nga të dhënat e publikuara nga Banka e Greqisë. Përveç rënies në sektorin e turizmit të huaj, kanë rënë edhe shpenzimet e turistëve grekë jashtë vendit me -5.4 për qind, një rënie e barabartë me shifrën 463 milionë euro. Po sipas bankës greke, mbërritja e turistëve në territorin grek ka rënë me 8 për qind, gjë që tregon se duke analizuar të gjitha të dhënat ka një rënie të shpenzimeve individuale.