E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reuters reportazh për turizmin malor

"Në një prej këndeve më të izoluara të Europës, turistët perëndimorë kanë zbuluar një mrekulli natyrore të pacënuar dhe të paprekur, Malësinë e Dukagjinit". Kështu e nis reportazhin kushtuar turizmit malor në Shqipëri, agjensia e lajmeve "Reuters". "Në pamjet e xhiruara të këtij reportazhi janë filmuar ambientet relaksuese, terrenet malore dhe ndërthurja e elementëve klimaterikë të Thethit, një vend shumë i bukur dhe tërheqës për çdo turist", shkruan "Reuters". Dhjetëra qindra turistë të huaj e kanë vizituar këtë luginë ndërsa disa prej tyre kanë shprehur kënaqësinë dhe sodisfaksionin që ndiejnë teksa përshkojnë këto ambiente. "Male, lugina, lumenj, ajër i pastër, diell dhe lule, të gjitha këto mund t'i hasësh teksa vitizon veriun e shqipërsië", vijon më tej "Reuters". Disa turistë nga Çekia janë mahnitur me ujin e kthjellët, të ftohtë e pastër të këtyre zonave. Në vëzhdimin e Retuers, janë filmuar edhe kullat e lashta të thethit, por gjithashtu edhe shtëpizat e drunjta. "Ne këmi vizituar edhe alpe te tjera në Europë, por asnjë vend nuk na ka pëlqyer kaq shumë sa ky vend, kjo natyrë e cila është shumë në harmoni me banorët vendas, aq mikrpitës e bujarë", thotë njëri nga turistët çekë. Disa të tjerë kanë zgjedhur të konsumojnë mëngjesin të ulur në bar , madje duke lyer bukën me produktet shqiptare vendase, siç është mjalti. Ka edhe nga ata turistë që kanë preferuar të argëtohen në këtë vend përrallor , duke luajtur me top në fushat e gjelbëra e të rrethuara me male", shkruan "Reuters". "Turistë nga vende te ndryshme, si Çekia, Gjermania, Italia, Franca, Amerika etj, preferojnë të kalojnë disa ditë pushimë në ketë vend europian",thekson "Reuters" në reportazhin dedikuar turizmit malor në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›