"Lojtaret e vjeter shiten Kombetaren"
Skandali i Kombetares shqiptare ne futboll eshte rikthyer serish dje ne qender te vemendjes, pas nje deklarate te ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango. Ne nje interviste per edicionin sportiv "Ora Sport" ne Tv "Ora News", Pango ka rihapur edhe nje here konfliktin mes qeverise dhe Federates Shqiptare te Futbollit. Ministri eshte shprehur se dikasteri qe drejton ka mbledhur fakte per dy takimet e fundit te "Euro 2008", por ai eshte ndalur me shume te ndeshja me Bjellorusine, zhvilluar ne Tirane me 17 nentor 2007, qe perfundoi 2-4 per miqte. Gjithashtu, Pango ka hedhur akuza te renda per disa lojtare te ekipit tone kombetar, te cilet jane drejt largimit nga Kombetarja dhe, sipas tij, jane bere pjese e nje paturpesie te tille duke shitur dinjitetin kombetar. Keto akuza te Pangos kane ardhur vetem pak dite pas deklarates se leshuar nga kreu i shtetit, Bamir Topi, i cili u shpreh se njerez te FSHF jane te lidhur me kompanite e basteve.
"Ndeshja me Bjelloursine ka qene e trukuar, ne kemi fakte, por ka edhe fakte shume te thjeshta. Disa kompani bastesh pas ores 2 te mesdites kane rritur ndjeshem koeficientin e Bjellorusise, duke ulur ate te Shqiperise", u shpreh Pango. Ai shtoi se kjo eshte disi e cuditshme. "Kemi faktet tona, qe i kemi marre edhe ne saj te denoncimeve qe na kane ardhur nga tifozet kuqezi, por edhe njerez te tjere. Kemi nje dosje, qe eshte drejte perfundimit te saj dhe do t'i shkoje UEFA-s", tha ministri, i angazhuar ne nje perplasje te gjate me Federaten e drejtuar nga Armando Duka.
Ne deklaraten e tij per "Ora Sport", Pango ka shtuar se presidenti i FSHF, Duka, duhet te largohet nga drejtimi i Federates. "Ne qofte se nje njeri nuk eshte i suksesshem, duhet te largohet vete nga institucioni", ka theksuar Pango. Ministri ka hedhur akuza edhe ndaj futbollisteve te Kombetares. "Ishin shume prane kualifikimit per ne 'Euro 2008', por mund te them se disa lojtare te vjeter ne moshe, qe jane drejt ikjes nga Kombetarja, kane qene pjese e ketij skenari te turpshem", ka thene Ylli Pango.
Ne fund te deklarates se tij, Pango ka bere te ditur se qeveria shqiptare do ta coje ceshtjen deri ne fund, madje ai ka theksuar se ministria do te nise shume shpejt te hetoje mbi te ardhurat ne kete federate te pavarur, qe menaxhon miliona euro nga e drejta televizive, si dhe grandet e shtetit dhe UEFA-s. "Jane miliona, te cilat duhet te dime te gjithe se ku shkojne", u shpreh Pango.
Tashme duket se ceshtja mes Qeverise shqiptare dhe FSHF eshte rikthyer perseri ne qender te vemendjes dhe pritet qe ministria e sportit te dergoje ne UEFA edhe nje tjeter dosje. Edhe Kryeministri Berisha deklaroi pak dite se ndeshjet e Kombetares u trukuan. Nderkohe qe Kombetarja shqiptare e futbollit eshte edhe ne prag te zgjedhjes se trajnerit te saj te ri pas largimit te kroatit, Oto Baric, i cili u largua pas humbjes se turpshme me Rumanine 6-1, vetem tri dite pas asaj me Bjellorusine.