Mosngaterrimi KQZ shenja dalluese fleteve te votimit

Mbledhja e KQZ-se ndryshon ngjyra e fleteve. Ruhen elementet e sigurise si ne zgjedhjet e 2009-s
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje modelet e fleteve te votimit qe do te perdoren ne zgjedhjet elektorale te 8 majit. Pas diskutimeve teknike per fletet e votimit u vendos qe te ruhen te njejtat elemente sigurie si ne zgjedhjet e kaluara po ashtu edhe formati i fleteve perkatesisht A3 per keshillat dhe A4 per kryetaret e bashkive apo komunave. Ajo qe mbetet e papercaktuar perfundimisht eshte gjatesia e fleteve cka varet nga numri i subjekteve qe do te regjistrohen. Ndersa nje element qe do te ndryshoje eshte ngjyra e fleteve te votimit. Kreu i KQZ-se dhe anetaret e komisionit propozuan ndryshimin e fleteve te votimit per ti bere ato me te dallueshme nga njera-tjetra. Per zgjedhjet vendore votohet me dy flete votimi nje per kryetarin e bashkise apo komunes dhe nje tjeter per keshillat bashkiake apo komunale. Kurse ne kryeqytet ka kater flete votimi sepse shtohen dhe fletet per kryetar dhe keshilltare te minibashkive. Fondi total per zgjedhjet e 8 majit eshte 150 milione leke. Nga ky fond 75 milione leke do te jene vetem per fletet e votimit.
Fletet e votimit
Fletet e votimit per zgjedhjet e 8 majit do te jene me te njejtat elemente sigurie si ne zgjedhjet e 28 nentorit 2009. Keshtu vendosi dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas projektvendimit te pergatitur nga administrata e KQZ-se. Anetari i KZAZ-se Klement Zguri deklaroi se ne mungese te anetareve ne pakice te KQZ-se ishte shume me e drejte qe te ruheshin te njejtat te dhena teknike dhe elemente te sigurise si ato per fletet e zgjedhjeve vendore 2007 dhe ato te pergjithshme 2009. Komisioni ra dakord dhe per formatin e fleteve te votimit te cilat do te jene A4 per kryetarin e komunes apo bashkise dhe A3 per keshillat e bashkive apo komunave. Nderkohe qe KQZ la te hapur elementin e gjatesise se fleteve te votimit kjo per faktin se ende nuk eshte i njohur numri i subjekteve politike qe do te regjistrohen. Ne zgjedhjet e kaluara KQZ parashikoi regjistrin e 28 subjekteve politike por ne fund te procesit u regjistruan plot 38 te tilla cka beri qe KQZ te rishikonte vendimin e saj. Ne kuader te kesaj varesie elementi i gjatesise u la i hapur si variant e ndersa nje tjeter element per te cilin u ra dakord te ndryshohej ishte fleta e votimit. Ne nje mbledhje tjeter ku do te miratohet dhe perberja e plote e fleteve te votimit te percaktohet dhe ngjyra e kater fleteve te votimit e cila duhet te jete shume e dallueshme per te lehtesuar procesin per zgjedhesit. Perfaqesuesi demokrat Njazi Kosovrasti sugjeroi qe secila flete votimi te shoqerohet nga pas edhe me nje shirit me ngjyren perkatese te fletes per te evidentuar dhe kutite perkatese ku ajo do te hidhet ne momentin e votimit. Keto elemente do te detajohen ne mbledhjen e ardhshme kur pritet te miratohet edhe permbajtja e plote e fleteve te votimit.