SHBA ne mbeshtetje reformave te qeverise

Berisha dhe Arvizu perurojne Qendren e re te Tatimpaguesve. Kryeministri vlereson ndihmen e SHBA-se per reformat antikorrupsion
SHBA-te permes ambasadori ne Tirane Aleksander Arvizu shprehin mbeshtetje pasi vleresojne reformat e qeverise shqiptare ne sektorin e administrates publike per permiresimin e mjedisit te biznesit. Gjate ceremonise se djeshme te perurimit te Qendres se re te Tatimpaguesve ne kryeqytet diplomati Arvizu vuri ne dukje se qeveria shqiptare ka realizuar reforma te suksesshme dhe investime domethenese.
Gjate 4 viteve te fundit SHBA dhe qeveria e Shqiperise kane zhvilluar dhe zbatuar ne menyre te suksesshme nje seri reformash ne sektorin e administrates publike per te permiresuar mjedisin e biznesit rritur investimet dhe per te luftuar krimin financiar dhe korrupsionin - deklaroi Arvizu. Ai vleresoi se Qendra e re e sherbimit te Tatimpaguesve ne Tirane eshte rezultat i bashkepunimit te suksesshem dhe mireqeverisjes se Shqiperise me programin e Pragut te korporates Sfida e Mijevjecarit. Duke u ndaluar ne investimet e bera ne Qendren e re te Tatimpaguesve Arvizu theksoi Me ka lene mbresa teknologjia e fjales se fundit masat e marra per permiresimin e sherbimit ndaj klientit si dhe vete mjedisi qe mbeshtet te qenit i hapur dhe transparence me te madhe. Ai vuri ne dukje se kjo qender mund te sherbeje si nje model i ri se si institucionet qeveritare mund te rrisin eficencen transparencen dhe cilesine e sherbimit te tyre per shqiptaret. Sipas tij sondazhet e zhvilluara nga organizatat e shoqerise civile kane treguar vijueshmerine se kenaqesia e klienteve nga te gjitha keto reforma ka qene shume e larte. Arvizu permendi disa reforma te kryera si ne Qendren Kombetare te Regjistrimit prokurimet elektronike deklarimin elektronik te tatimeve dhe Qendren Kombetare te Licencimeve. Ambasadori i SHBA-ve Arvizu pohoi se suksesi i gjithe ketyre reformave eshte pranuar gjeresisht nga organizatat nderkombetare perfshire Banken Boterore Fondin Monetar Nderkombetar si dhe nga Kombet e Bashkuara. Duke vene ne dukje se perfitimet e qeverisjes elektronike dhe lidhja me rrjetin e mjediseve qe ofrojne sherbim per klientin dhe bizneset shqiptare po permiresojne zhvillimin politik dhe ekonomik te Shqiperise ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu perfundoi se qeveria e SHBA-se mbeshtet fuqimisht te gjitha keto reforma qe jane ndermarre nga ky projekt nga qeveria shqiptare komuniteti shqiptar i biznesit dhe publiku i gjere.
Berisha Ne Shqiperi se shpejti sistemi me modern i taksapaguesve
Kryeministri Sali Berisha gjate ceremonise se perurimit te Qendres se Sherbimit te Tatimpaguesve ne Tirane vleresoi dje ndihmen e Korporates se Sfides se Mijevjecarit dhe SHBA-se per reformat antikorrupsion ne Shqiperi. Ai permendi se Shqiperia po zbaton me sukses projektet me te mira per vendosjen e praktikave antikorrupsion ne vend. Performanca e sistemit fiskal eshte direkt e lidhur me lirine e tregut qe perben edhe gjeneratorin kryesor te prosperitetit ne vendet e lira - tha kreu i qeverise duke deklaruar se sot ne bashkepunim me USAID-in qeveria do te vendose sistemin me modern te taksapaguesve ne vend. Z. Berisha u ndal te projektet qe jane realizuar ne kuader te Korporates se Sfides se Mijevjecarit te cilat i vleresoi se kane shenuar sukses ne vendosjen e praktikave me te mira antikorrupsion ne Shqiperi. Berisha shprehu mirenjohjen ndaj qeverise se SHBA Korporates se Sfides se Mijevjecarit dhe Agjencise Amerikane Nderkombetare te Ndihmes dhe Zhvillimit per ndihmen e dhene Shqiperise ne sistemin e reformave me te rendesishme per ekonomine dhe tregun. Ne vitin 2006 Shqiperise iu akordua Pragu nga Korporata e Sfides se Mijevjecarit nje shume kjo prej 15 milione dollaresh te cilen ne vendosem ta adresojme me projektet qe do te kishin si prioritet luften ndaj korrupsionit dhe mbeshtetjen e biznesin - tha Berisha. Ne kete drejtim ai theksoi se ne nje hark kohor te shkurter keto reforma dhe projekte paten ndikimin me te madh ne jeten e qytetareve shqiptare. Ne percaktuam reformimin e sistemit tatimor te sistemit te regjistrimit te biznesit sistemit te prokurimeve dhe projekte te tjera. Ne bashkepunim me USAID-in ne u beme vendi i pare ne bote me prokurime 100 per qind elektronike - tha Berisha.
Kryeministri u ndal edhe te projekti per sistemin e takses elektronike dhe regjistrimin e biznesit zbatimi i te cilit e rendit Shqiperine 27 pike me larte se mesatarja e vendeve me te zhvilluara anetare te OECD-se per regjistrimin e biznesit. Ne saje te zbatimit te ketyre projekteve dhe luftes kunder korrupsionit Berisha u shpreh me tej se Shqiperia ia doli te arketoj ne 4 vite 5.2 miliard dollare me shume te cilat u perdoren per te ndryshuar jeten e qytetareve shqiptare dhe infrastrukturen e vendit. Zbatimi i ketyre projekteve sipas Kryeministrit ka vlere te cmuar per lirine e tregut. Asgje nuk eshte me direkt e lidhur se sa performanca e sistemit fiskal me lirine e tregut qe perben dhe gjeneratorin kryesor te prosperitetit te kombeve dhe vendeve te lira - deklaroi z. Berisha.