E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magazina ne Lunder KQZ kerkon leke per rikonstruksionin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kerkon leke qeverise per rikonstruksionin e magazines ne Lunder. Kerkesa e KQZ-se eshte ritheksuar dhe ne raportin vjetor te saj i cili pritet te mberrije shume shpejt ne Kuvend. Nderkohe qe ne kete raport parashikohet qe ne kuader te buxhetit afatmesem 2011-2013 Ministria e Financave te parashikoje nje shtese fondi prej 2040179 lekesh. Raporti vjetor perfshin dhe informacion mbi 31 rekomandimet e dhena nga OSBE/ODIHR-it te cilat KQZ i ka shqyrtuar me vemendje por dhe rekomandimet e dhena nga Kontrolli i Larte Shtetit pas inspektimit te bere ne fillim te vitit 2010.

Raporti vjetor

Kerkese e vazhdueshme e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka qene venia ne dispozicion e fondeve per rikonstruksionin e njeres prej magazinave qe ndodhen ne Lunder. Ky fond nuk na eshte vene ende ne dispozicion megjithese jemi ne prag te zgjedhjeve per organet e qeverise vendore dhe kjo magazine eshte ende jashte funksionit. Mosfunksionimi i kesaj magazine krijon shume veshtiresi ne pergatitjen e bazes materiale zgjedhore - thuhet ne raportin e KQZ-se ku percaktohet ne menyre te detajuar fondi i vene ne dispozicion per vitin 2010 dhe shpenzimet e bera. Ndersa ne kuader te burimeve njerezore KQZ ka kerkuar shtese ne zerin paga dhe sigurime. Ne vazhden e negociatave per projektbuxhetin afatmesem 2011-2011 KQZ nder ceshtjet e tjera te diskutuara me grupin negociator prane Ministrise se Financave paraqiti edhe kerkesen per shtese ne zerin e pagave dhe sigurimeve ne buxhetin e vitit 2010 gje qe vjen si rezultat i ndryshimeve te domosdoshme qe duhen bere ne strukturen dhe organiken e institucionit por qe shoqerohen me efektet financiare dhe per kete qellim kerkohej aprovimi nga Ministria e Financave. Edhe pse kerkesa jone eshte legjitime dhe efektet financiare te saj jane minimale ne vleren 2040179 leke dhe kerkohet ndryshim ne total te punonjesve por ndryshime qe lidhen me zhvillimin e kapaciteteve funksionale te administrates ceshtja e struktures mbetet e pazgjidhur - sqaron KQZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar me detaje dhe 31 rekomandimet e OSBE/ODIHR u dhane pas zgjedhjeve te 2009-s. Ne kuader te tyre eshte hartuar nje draft ku parashikohen ndryshimet konkrete te dispozitave ligjore. Raporti perfshin 3 rekomandimet e KLSH-se pas nje inspektimi te bere ne KQZ ne fillim te 2010. Ne raport perfshihen dhe pergatitjet per zgjedhjet vendore. Parashikohet nje shtese prej 373 punonjesish te perkohshem nderkohe qe nje kujdes i vecante i kushtohet edukimit te shtetasve. Per minoritetet parashikohen broshura dhe fletepalosje ne gjuhen e tyre. KQZ parashikon gjithashtu qe informacioni ne diten e votimit te kaloje me celular nga KQV ne KZAZ dhe me pas ne KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›